Aktualitet
Presidenti Erdogan zbulon “planin e pistë” kundër Turqisë
Presidenti i Turqisë, Recep Taiyyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në takimin me prefektët në rezidencën presidenciale në Ankara është shprehur se “Po bëhen përpjekje për të rrethuar Turqinë nga brenda dhe nga jashtë. Kërkohet që vendi ynë të jetë i zbutur si një luan me kthetra të shkulura dhe të jetë i nënshtruar. Ata që janë mësuar me Turqinë e vjetër të mjeruar, nuk u pëlqen një vend ambicioz, vizionar dhe i fortë, nuk u pëlqen një Turqi e fortë”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Për faktin që Turqia është shpresë për të shtypurit dhe viktimat, ngre zërin kundër padrejtësive dhe paligjshmërive padyshim që prish komoditetin e qarqeve të caktuara. Një Turqi e fortë do të thotë një Turqi që iu del në mbrojtje të pafuqishmëve. Një Turqi e pavarur do të thotë një vend i cili nuk pranon pa diskutuar rolin që i caktohet. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se një Turqi e tillë do të thotë një vend që është shembull, dhe shpresë për vendet e tjera”, është shprehur presidenti i Turqisë.
Në lidhje me pezullimin e ndërsjellë të vizave mes Turqisë dhe SHBA-ve Erdoğan tha se “Po e shpreh hapur dhe qartë, se ai që ka shkaktuar këtë ngjarje është një ambasador. Është e papranueshme që Amerika të sakrifikojë një partner strategjik si Turqia për hir të një ambasadori që nuk është i vetëdijshëm. Është e pamundur që ne ti themi ‘po’ kësaj. Është turp nëse një ambasador drejton Shtetet e Bashkuara. Sepse në të vërtetë ky është qëndrimi i mbajtur.”
Duke vënë në dukje se po zbatojnë një plan të pisët me shumë aktorë për të ndalur ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fortë, Erdoğan ka theksuar se “Brenda këtij plani përfshihen goditje ekonomike, robërimi i vullnetit të popullit me tanke dhe me topa, nxitje me bazë etnike dhe sektare. Gjithashtu brenda këtij plani përfshihen edhe mbrojtja e organizatave terroriste, lartësimin e terroristëve. Ndërsa si figurantë të kësaj loje të përgjakshme ndodhen çetat me duar të përgjakura si FETÖ, PKK, DEASH, DHKP-C.”
Ndër të tjera pasi ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian nuk ka mbajtur premtimet e dhëna, Erdoğan tha “Japin fjalën dhe më pas nuk e mbajnë. Sepse këto nuk janë të sinqertë. Sepse jeta e tyre është gënjeshtër. Asnjëherë nuk kemi vërejtur sinqeritet prej tyre. Në këtë mënyrë apo në atë mënyrë ne do të vazhdojmë të vendosur në udhën tonë që besojmë. Sepse kjo është e pranishme në shpirtin e popullit. Dikush mund të shqetësohet seriozisht nga vendosmëria për të mos njollosur pavarësinë e Turqisë.”
“Ne jemi shteti i Republikës së Turqisë, këtë kështu duhet ta pranoni sepse në të kundër ne nuk ua kemi nevojën. Kur ne ju kërkojmë armë për ti blerë me paratë tona ju shpreheni ‘kongresi‘, ndërsa kur bëhet fjalë për organizatën terroriste i jepni armë falas pa marrë asnjë vlerë monetare. Përse? që ‘ta rrethojmë Turqinë nga jugu‘. Ndërkohë nuk po e shpreh edhe planin tjetër nga mbrapa në sfond, sepse kjo ka edhe një plan në sfond, por kjo është çështje tjetër”, është shprehur Erdoğan duke shtuar se “Kush mund ta pretendojë se qëllimi i korridorit terrorist për të cilët po përpiqen të formojnë përgjatë kufirit tonë jugor është qëllimi për të luftuar me DEASH-in? A mund të ketë një gjë të tillë?. Është gënjeshtër. Korridori i terrorizmit është vetëm për të rrethuar Turqinë nga jugu. Askush të mos përpiqet të na gënjejë.”
Presidenti Erdoğan në fjalën e tij ka shtuar ndër të tjera se “Ata që Sirinë e kanë kthyer në tregun më të madh të armëve në botë, ata që kanë pajisur me armët më moderne vrasësit me duar të përgjakura, me siguri këtë nuk e bëjnë për hir të demokracisë. Këto kategorikisht nuk kanë lidhje me demokracinë”.

Subjektet opozitare shprehen të rezervuara ndaj platformës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit për unitet politik për temat e mëdha, shkruan sot gazeta “Zëri”
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u ka dërguar letër liderëve të partive politike, nëpërmjet së cilës u bën thirrje për krijimin e një ekipi të përbashkët të liderëve politikë.
Veseli vlerëson se duhet unitet politik në disa tema si: dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, formimi i ushtrisë së Kosovës, agjenda e Integrimeve Evropiane dhe reforma zgjedhore.
Megjithatë partitë opozitare kritikojnë platformën e Veselit për arritjen e konsensusit politik për “temat e mëdha”, shkruan më tutje “Zëri”.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka mirëpritur platformën konsensuale të propozuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se platforma konsensuale është e nevojshme. Platformën e kanë mirëpritur edhe anëtarët e tjerë të AAK-së…

Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investimet në Serbi. Së fundmi, është firma e njohur “Leon”-i e cila ka derdhur miliona euro në shtetin serb.
Ndërsa, tanimë është konfirmuar që janë në fazën e fundit të hapjes të një fabrike të re në Nish.
“Do të jetë objekt gjigant i prodhimit dhe do të punësohen në mes 11 dhe 12 mijë njerëz”, thotë gjermani Klemens Saks, drejtori i Përgjithshëm.
Ai ka treguar edhe për ndërtimin e një fabrike tjetër në Kralevë, që merret me prodhimin e fibrave optike dhe kabllove, transmeton “Indeksonline”.
Firma “Leoni” për herë të parë është futur në Serbi në vitin 2009. Përpos Serbisë, kjo kompani e fuqishme gjermane aktualisht është duke ndërtuar edhe gjashtë fabrika në botë: Meksikë, Kinë, Bullgari, Tunizi dhe Paraguaj.
“Leoni”, me seli në Nuremberg – Gjermani, ka 93 fabrika në 31 shtete. Vetëm vitin e kaluar e njëjta kishte të ardhura prej 4.9 miliardë eurosh nga shitjet, ndërsa në Serbi, në vitin 2017, arriti eksportin në vlerë prej 145 milionë euro.
Sipas statistikave zyrtare del se “Leoni” është në listën e dhjetë eksportuesve më të mëdhenj në Evropë, për vitin e kaluar.

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se kunata e Sekretari të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, paguhet pa shkuar fare në punë.
Postimi i plotë:
epotizem dhe korrupsion ne Fondin e Sigurimit te Detyrueshem!
Qytetari dixhital denoncon:
– Kunata e sekretarit te pergjithshem te mafies shteteore, Don Agaçio, paguhet pa shkuar asnje dite ne pune, po keshtu dhe punonjes te tjere
– Emerime te shumta jashte kritereve ligjore!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“I nderuar Doktor, ne Fondin e SIGURIMIT te Detyrueshem eshte bere nje reforme nga EDUARD Ahmeti, ka larguar vec demokrat e njerez qe nuk kishin miq, po te kontrollohet si jane bere do te dalin se jane emeruar pa kualifikimet e detyruara ne baze te ligjit, vendi I punes e kerkon te farmacise, e ka emeruar dentist, te drejtoria informacionit dhe analizes statistikore jane pa arsimin perkates, po keshtu te drejtoria e mardhenjeve me publikun kane larguar punonjes te kualifikuar dhe kane emruar te paperfunduar shkollen dhe pa arsim perkates. Tani dua te them me te rendesishmen: kane marre rrogen me shume se 3 punonjes qe nuk kane ardhe asnje dite ne pune, thone se eshte kunata e engjell agacit BESA AGACI te drejtoria juridike pa ardhur asnje dite ne pune, po keshtu te kjo drejtori kane marre rrogen pa ardhur asnje dite ne pune dhe Klara Mergo dhe Lorena Muhametaj ka edhe te tjere.
Besa dhe Lorena jane emruar ne sektorin e burimeve njerezore dhe trajnimeve dhe nuk vijne as nje dite ne pune e rrogen e marrin. “ /CNA.al
-
Aktualitet16 hours ago
“Braktisi” Monika Kryemadhin/ Bëmat dhe pasuria e deputetit të LSI-së
-
Kryesore17 hours ago
Dumbashistët dhe Saliu/ Përtej replikës me Agron Gjekmarkaj
-
Kryesore Show Biz14 hours ago
Vetëm 6 vjeç, por Ingrit Gjoni i bën të birit dhuratën më të çmendur
-
Aktualitet15 hours ago
Zbulohet deputeti pabuks i Lulzim Bashës
-
Aktualitet12 hours ago
Tronditi skenën politike/ Kërkohet “koka” e Hajdarmatajt
-
Kryesore16 hours ago
Pse Luli ka frikë të urojë Majlindën?!
-
Bota13 hours ago
Tërmet 5.2 ballë/Dhjetëra persona të lënduar
-
Kryesore Show Biz13 hours ago
“Haremi” me femra i Noizyt, njihuni me të dashurat VIP të reperit