Connect with Us

Petrit Vasili e quan Edi Ramën “armik publik”

Aktualitet

Petrit Vasili e quan Edi Ramën “armik publik”

Publikuar

-

/

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Rama. Pas vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël, si përherë Vasili e ka etiketuar atë si mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

Kjo deklaratë ka ardhur fill pas shqyrtimit të situatës, në vitin 2015 dhe sot, ku sipas tij biznesit të vogël po i jepet një goditje e fortë duke e shëndërruar atë në një armik publik.

“Rezultatin e parë të këtij operacioni jua dedikojmë juve. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit, për të pasur mundësira të mëdha, por besoj se këto para duhet të shkojnë tek ju, tek të gjithë ata që vetëpunësohen”, kështu ka deklaruar në 2015 ka theksuar Vasili.

Ndërsa krejt e kundërta paraqitet në 2017 ka thënë ai. “Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë”.

LEXO EDHE:  Ilir Meta përjetësisht në pushtet me Edi Ramën!

Petrit Vasili e ka krahasuar këtë situatë me Europën e cila i jep një mbështetje të veçantë kësaj klase biznesesh, ndërkohë që krejt e kundërta ndodh në vendin tonë.

“Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël”, ka thënë ish-kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Beteja me FSHF-në/ Justifikohet Veliaj: Po e bëjmë për të ardhmen e fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pasi ka zhvilluar një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike, u ndal në një bashkëbisedim edhe me drejtuesit e universiteteve private, ku është folur për programit për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

Në fjalën e tij, Veliaj foli për reformën e thellë që është bërë në universitete.

“Me sa duket, në këtë vend çdo javë ka nga një debat: një javë patëm çështjen e betoniereve, javën tjetër rindërtimin te “5 Maji” dhe nevojën e qytetit për t’u urbanizuar, pastaj për të ndërtuar Unazën e Madhe, e cila sjell zhvillim cilësor në zona si Bregu i Lumit, që njihen si periferi. Sot kemi një debat tjetër, për një reformë në sport. Përpara disa vitesh ishte tabu të filloje një betejë me “Kristalet” dhe “Vitrinat”, por ja ku jemi sot. Atëherë mendohej se këta ishin të paprekshëm”, tha Veliaj.

Ai shtoi se nuk ka të paprekshëm, duke sjellë shembullin e universiteteve private, të cilat janë vërtet të pavarura, por duhet të raportojnë diku.



“Universitetet janë të pavarura, por nuk janë të paprekshme. Kanë një bord, auditohen, japin llogari, kanë një komision që vjen nga Ministria e Arsimit dhe i vlerëson. Kurse universitetet që prodhonin diploma me shaptilografë nuk ekzistojnë më. Të tjerët, që janë qendra të ekselencës, inkurajohen të vazhdojnë më tej, të pavarur patjetër, dhe jo të paprekshëm”, tha Veliaj.

LEXO EDHE:  Rama takim me presidentin Radev/ Dialog për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

LEXO EDHE:  “Çfarë ndodh me biznesin nëse ndaheni?”/ Klea Huta dhe Elgit Doda kanë menduar për të gjitha

Kryebashkiaku tha se beteja me FSHF-në është një sfidë për brezin e ri të sportistëve, që duan të ndjekin ëndrrat e tyre me meritë.

“Beteja ku jam përfshirë si aksioner i Sport Klub Tiranës, por edhe si kryetar i bashkisë së Tiranës, si financuese e shumë terreneve sportive, bëhet mbi këtë bazë: Nëse do të ishte çështje investimesh, mund të bëhet prapë sepse një pemë që nuk mbin, e mbjell prapë, një pllakë që nuk zë, punë e madhe e ndërron prapë. Por, te sporti dhe arsimi bëhet fjalë për jetë njerëzish: Një student nuk i thua dot se “dolëm huq! A vjen ta bësh edhe një herë Bachelorin?” Si ajo shprehja në anglisht: ‘Ke vetëm një shans’ që t’ia qëllosh me një student, me një fëmijë, me një sportist. Ndaj, besoj se kjo sfidë që kemi është për ato punë që mund të bëhen vetëm një herë, në dallim nga një punë tjetër që mund të rregullohet. Një brezi sportistësh apo studentësh nuk i thua dot ‘më vjen shumë keq, por brezi juaj u dogj për abuzime dhe tahmanë e dikujt, se donte të shtypte diploma për të fituar ca para’. Këtë brez nuk e kthen dot më! Kush u dogj me ‘Kristal’ e me ‘Vitrina’ iku, çështja është të reflektojmë dhe ta bëjmë më mirë”, u shpreh Veliaj./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Inceneratori, laku në fyt për Bashkinë e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Inceneratorët janë afera më e madhe korruptive në 30 vitet e fundit. Gazetari Elvi Fundo, në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se afera e inceneratorëve është laku në fyt për bashkinë e Tiranës, pasi ka një kosto marramendëse për pushtetin vendor dhe qëndror.

Aktualisht Bashkia e Tiranës paguan 12 milionë dollarë për largimin e mbetejeve urbane, ndërsa nga ky vit do i shtohen edhe 10 milionë dollarë të tjera, pra do paguhet një total prej 22 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Tiranës për largimin dhe incenerimi në mbetjeve, ndonëse djegësa nuk ka.

Gazetari thekson më tej se kjo aferë është një projekt mafjoz, i cili po rrezikon të çojë edhe në falimentimin e bashkive.

Shkrimi nga Elvi Fundo:

Shembulli vjen nga bashkia e Harrisburg në Pennsylvani, SHBA e cila falimentoi nga kostot e investimit të një inceneratori. Por edhe një akt nga shteti i Rhode Island në SHBA.

Bashkia e Tiranës dhe qeveria sot paguajnë 10 milionë dollarë në vit për Inceneratorin që nuk ekziston, kjo pa kostot që paguajnë subjektet private për depozitimin e mbetjeve të ngurta.

Për 4 vite shumën më të madhe e paguante qeveria, si Transfertë e pa Kushtëzuar. Bashkia e Tiranës aktualisht ka paguar maksimumi 5 milionë dollarë në vitin e fundit, nga ky vit do i duhet të paguajë 10 milionë dollarë. Pasi periudha mbështetëse kontraktuale nga qeveria prej 4 vitesh përfundon.

Aktualisht Bashkia e Tiranës paguan 12 milionë dollarë për largimin e mbetjeve urbane, shumë kjo që shkon për firmat e pastrimit, nga ky vit do i shtohen edhe 10 milionë dollarë të tjera, pra do paguhet një total prej 22 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Tiranës për largimin dhe incenerimi në mbetjeve (INCENERATOR NUK KA).

Sipas studimeve më prestigjoze botërore dhe akteve të nxjera edhe në SHBA, si psh. shteti i Rhode Island në SHBA, senati i të cilit ka publikuar edhe një akt për incenerimin thuhet:

Djegia e mbetjeve të ngurta është metoda më e kushtueshme, e asgjesimit të mbetjeve me kosto përshkallëzuese të njohura dhe të panjohura, të cilat do të vendosin ngarkesa subtanciale dhe të paarsyeshme si në buxhetin e shtetit ashtu dhe në atë lokal, madje deri në rrezikimin e interesit publik.

Këto detaje dhe shumë të tjera të bëra publike nga shumë gazetarë dhe aktivistë, i ka publikuar edhe KLSH, por qeveria dhe Bashkia e Tiranës vazhdojnë justifikimet.

Kemi të bëjmë me një projekt mafjoz, një gropë buxhetore me kosto qindra milionë dollarë, të paanalizuara dhe të pa pranuara nga Ministria e Financave deri diku. Pa folur për skandalin e kostove që kalojnë çdo tavan buxhetor dhe shkojmë drejt një megaskandali që i shkakton buxhetit të shtetit dëme katastrofike dhe rrezikon të falimentojnë bashkitë.

Shumë ministri që e kundershtojnë projektin e nuk japin konfimimin e tyre, por Alqi Bllako dhe Lefter Koka ecin përpara deri sa gjithçka kalon me VKM ku kujdeset vetë Ëngjëll Agaçi.

KA BËMA POR PASKA DHE GJËMA!/E.K-CNA.al



LEXO EDHE:  Zgjedhjet me standarte, Lulzim Basha dhe aleanca me mediat

LEXO EDHE:  Fakti që zbulon se Lulzim Basha është aleat me Edi Ramën

 

30 milionë dollarë, për djegien e mbetjeve/ Incenerator nuk ka

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njëri e blen, tjetri e ka pronë private”/ Kulluri shigjeton Ramën dhe Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka komentuar situatën politike në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se vendi është në këtë gjendje pasi tre partitë kryesore drejtohen nga njerëz që e blejnë, emërohen dhe që e shohin partinë si pronë private.

Në këtë mënyrë ai ka shigjetuar Lulzim Bashën dhe kryeministrin Edi Rama.

LEXO EDHE:  Vrojtimi i gjendjes financiare/ Kriza ka goditur më shumë biznesin e vogël

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit/ Rama: U deshën minuta të tëra ta besoja



Jemi në këtë gjendje edhe sepse 3 partitë kryesore i drejtojne: një që e ka blerë, tjetri që e kanë emëruar, kurse të tretët e kanë pronë private! Dhe fajin na e kanë amerikanët!”, shkruan Kulluri./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE