LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Zef ZEFI/ NË EMËR TË POPULLIT!

12 Tetor 2017, 08:05, Aktualitet CNA

Shqiptarët mbarë në fillimjavë, asistuan në një seancë të posaçme Kuvendi. Memorialin e një krimi politik. Krimi sikur ka ndodhur dje jo para 70 vjetësh.

“Gjaku s?hup,” thotë populli. Hajde besoi popullit, sidomos këtij tonit, që të jep ujë në bisht’ të lugës.

Aty ata që e bënë krimin dhe ata që e pësuan. Pikërisht në vendin e krimit. Mungonin viktimat. Po viktimat kishin ngrënë plumb. 

Çuditërisht mungonte edhe Kryetari i Kuvendit… E kërkuam me sy gjithandej në mes të pranishmëve. Por jo, nuk kishte ngrënë plumb.

Fjalën e mori vetë lideri i komunizmës se Re, udhëheqësi i mbrojtjes së popullit nga viktimat:

 “Shumë të nderuar e të respektuar ju që jeni ketu. Jam krenar, -zuri fjalë ai,-dhe e dini ju pse jam krenar. Jua them unë. Jam krenar, sepse jam krenar.”

Kur e pa se dikush nga diplomatët në vend të veshit po kruante kufjen, mbasi s’po kuptonte, mori zemer; -E hëngri karremin ky, -mendoi. -Sa herë jua kam futur në gojë ketyre… S?marrin  e s?marrin vesh nga shumëkuptimësia e fjalëve dhe punëve shqiptare. -E që thoni ju të jesh krenar sot në një vend kaq të vobektë, është sakrificë e madhe. Sakrificë e sfidë e vertetë dhe e dini pse?

Sepse këta (viktimat) bashkë me bijtë e tyre, nuk donin ti hapnin dosjet që ua qepem pasi ua bëmë bam… 

Hapni o derëzinj letrat, i kemi lutur njëzetë e pesë vite me radhë.

Nuk i hapnin këta e nuk i hapnin.

Na u desh po neve që i kishim qepur, tua  shqepnim ato të flamosura dosje. 

Dhe a dini ju çfarë gjetëm brenda atyre kapakëve? Gjetëm provat e jo më the të thashë. Gjetëm fajtorët e vertetë; Një Major, dy Kapitenë dhe një asistent…

Po ç’deshëm që vramë 20% të parlamantit, 6000 shqiptarë, 400 mijë të tjerë të burgosur e internuar, kam pyetur disa herë eksponentë të lartë të diktaturës të cilët tani i kemi çuar për skrap.

Dhe nuk do ta besoni, por ma kanë thënë dajua vetë, Koleka im dhe Kristaqi i Anetes, siç ma ka konfirmuar edhe Kryetari ynë i Kuvendit aktual, se nuk kishin nga t’ja mbanim. Populli… Për ti q…nënën popullit. Ku të linte ay të mos i vrisje. …në emër të popullit.

Siç e shihni dhe e dini tashmë, edhe mua më ka rënë në qafë populli. O do bëhesh lider, o rashë e vdiqa. 

Po ne jemi këtu që historia të mos përsëritet, dua të them që populli të mos na japë më urdhëra, se…,-fytyra e enjtur e ligjëruesit merr pak anash, ndërsa vështrimi i tij i rreptë rrok të djathtën e sallës në kënd të së cilës rrinin një grup i vogël  robsh…,- tani po e mbyll këtë seance te posaçme, me një slogan polak: “…perjetesisht me diktaturën e proletariatit, po asnjë sekond më shumë …se përjetësisht.

Duartrokitje./ CityNews

Lajmet e fundit nga