Connect with us

Aktualitet

Nga Gerina MULLAJ/ Ndonjëherë duhen rrahur gratë

Publikuar

-

Ndonjëherë duhen rrahur gratë, dhe për këtë çdokush ka të drejtën të më quaj të çmendur për aq kohë sa i besohet bindjes se të vërtetat më të çuditshme duhet t’ja themi vetëm vetes. Nuk ka burrë që më pak se një herë, përgjatë jetës së tij, të mos ketë dashur me gjithë shpirt të rrahë një grua.  I thotë mendjes se ajo duhet rrahur jo me qëllimin që të dal e tija, se ai e ka të qartë që nëse do të bëjë për vete një femër duhet të lerë mënjanë shpresën se do jetë i aftë ndonjëherë të zotërojë mendjen e saj, por me qëllimin që edhe ajo të bindet për fuqinë e tij më të madhe, përmes së cilës zë fill burrëria, dhe kjo është dora.

Megjithëkëtë gratë e meritojnë të rrihen edhe për shkak të natyrës së tyre të djallëzuar. Qyshkur në zanafillë,  Zoti s’ka qënë mendjelehtë që të mos dëshironte të ishte mazhorancë, dhe për të mposhtur kundërshtarin e tij, djallin, ai krijoi femrën. Ajo futi në shishe djallëzinë përmes djallëzisë, burgosi opozitën e Krijuesit duke e bërë atë kapiten vetmitar.

Edhe për shkak se ato nuk mund ti nënshtrosh ndryshe, nuk mund t’ja u ndrydhësh fuqinë qëkurse ato u kujtuan se duhet të bëjnë karrierë, pavarësisht se kjo dukuri e kohëve moderne të shtin në mendje dyshimin se kjo ambicje mund të mos i shkojë aspak ndjeshmërisë së femrës. Një shkrimtar ka thënë se për të dalluar nga është suksesi duhet parë andej nga shikon femra, por kjo do të thotë të shohësh vetëm pasqyrën. Ndoshta kjo lloj ambicje nuk i bën asaj, është rrobë e ngushtë, nuk i rri mirë.

Duhen rrahur edhe për arsyen se kur vjen puna të ushtrojnë virtytin më të mirë të tyren, ndjeshmërinë, tek burrat ato i japin dorë të kundërtës, dinakërisë, e rreken që ta budallallepsin. Kjo ndodh se ato nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të fshehjes së nevojës për të drejtuar, dhe një budalla drejtohet më lehtë. Përplasin qerpikët, përkundin flokët, veshin geta rrjetë tamam si rrjeta e merimangës dhe mjerë kush ngec aty, veshin taka e tingulli prej tyre vjen si simfoni në veshët e gjinisë së dobët, pinë verë me finesën e një profesionisti që njeh mirë verën edhe pse nuk kanë grimën e njohurisë, dhe mjafton kaq për kataklizmën, për ta budallallepsur një burrë, e më pas për ta drejtuar.

Por nuk mbaron këtu. Ato duhen rrahur edhe për shkak se synojnë  të njëjtat gjëra që synon gjinia tjetër.  Synojnë barazi gjinore kur në të vërtetë ato duhet të kuptojnë që s’kanë për të qënë ndonjëherë të barabarta me meshkujt. Ato qëndrojnë më lart. Prandaj ndonjëherë duhen rrahur./ CityNews

Aktualitet

Opozita, kundër platformës së kryeparlamentarit Kadri Veseli

Publikuar

-

By

Subjektet opozitare shprehen të rezervuara ndaj platformës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit për unitet politik për temat e mëdha, shkruan sot gazeta “Zëri

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u ka dërguar letër liderëve të partive politike, nëpërmjet së cilës u bën thirrje për krijimin e një ekipi të përbashkët të liderëve politikë.

Veseli vlerëson se duhet unitet politik në disa tema si: dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, formimi i ushtrisë së Kosovës, agjenda e Integrimeve Evropiane dhe reforma zgjedhore.

Megjithatë partitë opozitare kritikojnë platformën e Veselit për arritjen e konsensusit politik për “temat e mëdha”, shkruan më tutje “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka mirëpritur platformën konsensuale të propozuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se platforma konsensuale është e nevojshme. Platformën e kanë mirëpritur edhe anëtarët e tjerë të AAK-së…

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjermanët investim gjigant në Serbi, punësohen 11.000 persona

Publikuar

-

By

Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investimet në Serbi. Së fundmi, është firma e njohur “Leon”-i e cila ka derdhur miliona euro në shtetin serb.

Ndërsa, tanimë është konfirmuar që janë në fazën e fundit të hapjes të një fabrike të re në Nish.

“Do të jetë objekt gjigant i prodhimit dhe do të punësohen në mes 11 dhe 12 mijë njerëz”, thotë gjermani Klemens Saks, drejtori i Përgjithshëm.

Ai ka treguar edhe për ndërtimin e një fabrike tjetër në Kralevë, që merret me prodhimin e fibrave optike dhe kabllove, transmeton “Indeksonline”.

Firma “Leoni” për herë të parë është futur në Serbi në vitin 2009. Përpos Serbisë, kjo kompani e fuqishme gjermane aktualisht është duke ndërtuar edhe gjashtë fabrika në botë: Meksikë, Kinë, Bullgari, Tunizi dhe Paraguaj.

“Leoni”, me seli në Nuremberg – Gjermani, ka 93 fabrika në 31 shtete. Vetëm vitin e kaluar e njëjta kishte të ardhura prej 4.9 miliardë eurosh nga shitjet, ndërsa në Serbi, në vitin 2017, arriti eksportin në vlerë prej 145 milionë euro.

Sipas statistikave zyrtare del se “Leoni” është në listën e dhjetë eksportuesve më të mëdhenj në Evropë, për vitin e kaluar.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Ja si kunata e Sekretarit të Përgjithshëm të Ramës paguhet pa shkuar në punë

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se kunata e Sekretari të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, paguhet pa shkuar fare në punë.

Postimi i plotë:

epotizem dhe korrupsion ne Fondin e Sigurimit te Detyrueshem!

Qytetari dixhital denoncon:
– Kunata e sekretarit te pergjithshem te mafies shteteore, Don Agaçio, paguhet pa shkuar asnje dite ne pune, po keshtu dhe punonjes te tjere
– Emerime te shumta jashte kritereve ligjore!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“I nderuar Doktor, ne Fondin e SIGURIMIT te Detyrueshem eshte bere nje reforme nga EDUARD Ahmeti, ka larguar vec demokrat e njerez qe nuk kishin miq, po te kontrollohet si jane bere do te dalin se jane emeruar pa kualifikimet e detyruara ne baze te ligjit, vendi I punes e kerkon te farmacise, e ka emeruar dentist, te drejtoria informacionit dhe analizes statistikore jane pa arsimin perkates, po keshtu te drejtoria e mardhenjeve me publikun kane larguar punonjes te kualifikuar dhe kane emruar te paperfunduar shkollen dhe pa arsim perkates. Tani dua te them me te rendesishmen: kane marre rrogen me shume se 3 punonjes qe nuk kane ardhe asnje dite ne pune, thone se eshte kunata e engjell agacit BESA AGACI te drejtoria juridike pa ardhur asnje dite ne pune, po keshtu te kjo drejtori kane marre rrogen pa ardhur asnje dite ne pune dhe Klara Mergo dhe Lorena Muhametaj ka edhe te tjere.
Besa dhe Lorena jane emruar ne sektorin e burimeve njerezore dhe trajnimeve dhe nuk vijne as nje dite ne pune e rrogen e marrin. “ /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Kryesore Show Biz00:30 - 25 April, 2018

Foto/ Kur Era Istrefi vesh të njëjtat bikini si Kim Kardashian

Ato i kanë veshur personazhet më të njohura të modës dhe shoëbiz-it, si Kim Kardashian, Emily Ratajkoëski, Rihanna, Suki Waterhouse...

Kryesore Show Biz00:15 - 25 April, 2018

Foto/ Kate shfaqet rrezëllitëse me bikinit e bardha

Fotot e nxehta të Kate Upton nga fushata e saj e fundit për “Yamamay” nuk mbarojnë. Bukuroshja 25 vjeçare e...

Kryesore Show Biz00:00 - 25 April, 2018

Të gjithë e pyesin për gjininë e fëmijës/ Emina nuk e mban dot më

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj  është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo është nënë e...

Kryesore Show Biz23:50 - 24 April, 2018

Formula1 mund ti largojë vajzat e startit, por ato në krah të pilotëve jo!

Formula 1 hoqi dorë nga vajzat e startit, ato të njohura si “Grid Girls”, por një sport tjetër e ruan...

Kryesore Show Biz23:40 - 24 April, 2018

Foto/ Era Istrefi me bikini është një ‘bombë’ e vërtetë

Prej ditës së djeshme, Era dhe Nora Istrefi po qëndrojnë në Dubai pasi siç njoftoi dje krijuesja e hitit “Bonbon”,...

Aktualitet23:40 - 24 April, 2018

Opozita, kundër platformës së kryeparlamentarit Kadri Veseli

Subjektet opozitare shprehen të rezervuara ndaj platformës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit për unitet politik për temat e mëdha,...

Life Style23:30 - 24 April, 2018

Modelja vihet në vështirësi/ Kë të zgjedhë nga kostumet e plazhit?

Është një nga femrat me format trupore më të lakmuara në botë dhe modeles Demi Rose i shkojnë shumë kostumet...

Kryesore Show Biz23:20 - 24 April, 2018

Foto/ Selena Gomez befason me ndryshimin e fundit në pamjen e saj

Selena Gomez i ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit në pamjen e saj. Ajo është dalluar gjithmonë për...

Kryesore Show Biz23:10 - 24 April, 2018

Natalie refuzon çmimin prej 2 milionë dollarësh

Ceremonia prestigjoze, e njohur si “Nobeli Jezuit” është anuluar për shkak se aktorja e famshme, Natalie Portman ka refuzuar të...

Aktualitet23:02 - 24 April, 2018

Gjermanët investim gjigant në Serbi, punësohen 11.000 persona

Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investimet në Serbi. Së fundmi, është firma e njohur “Leon”-i e cila...

Kryesore Show Biz23:00 - 24 April, 2018

Video/ Kylie me vajzën e saj 3 muajshe do ju zbukurojnë ditën

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian” Kylie Jenner pas lindjes së vajzës duket se ka vendosur që mos të...

Aktualitet22:57 - 24 April, 2018

Denoncimi/ Ja si kunata e Sekretarit të Përgjithshëm të Ramës paguhet pa shkuar në punë

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij. Me anë të...

Kryesore Show Biz22:50 - 24 April, 2018

‘Njerëzit mendojnë se unë i urrej meshkujt’/ Dua Lipa tregon mesazhin e vërtetë të këngës

Kënga ‘New Rules’ bëri që Dua Lipa të shpërthente në botën muzikore. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit...

Aktualitet22:44 - 24 April, 2018

Avokati i Nazer Seitajt paralajmëron gazetarin/ Ja si kundërpërgjigjet Basir Çollaku

Gjithçka ka lajmëruar gazetari Basir Çollaku, lidhur me pozicionin e Nazer Seitajt në raportin me drejtësinë italiane është “Fake News”,...

Kryesore Show Biz22:40 - 24 April, 2018

Dukesha solli në jetë një princ, por ka shumë rregulla që duhet ti ndjekë

Të gjithë e morën vesh lindjen e princit më të ri të Mbretërisë së Bashkuar.  Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton...

Aktualitet22:39 - 24 April, 2018

Harrohet Roma historike, shkatërrohet nga Liverpool i Salah

Roma arriti që në çerekfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve të përmbyste Barcelonën, duke hyrë në histori me një...

Aktualitet22:34 - 24 April, 2018

Përmendet Roma/ Shënon dy herë në 4 minuta ndaj Liverpool

Pas 5 golave të Liverpool, si duket Roma është përmendur duke u kundërpërgjigjur me yllin e saj boshnjakun, Edin Dzeko...

Aktualitet22:33 - 24 April, 2018

VIDEO/ Shihni çfarë i bën Trump, Macron-it

Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron u paraqitën për fotografi në Zyrën Ovale,...

Kryesore Show Biz22:30 - 24 April, 2018

Foto/ Gigi feston 23 vjetorin me të gjitha shoqet e saj supermodele

Gigi festoi ditëlindjen e saj të 23-te në datën 23 të këtij muaji. Siç të gjithë e marrin me mend,...

Aktualitet22:21 - 24 April, 2018

“Pasardhësit e diktatorëve po qeverisin sot”/ Flet Rrahman Parllaku

Vijon intervista e ish-gjeneralit të dënuar nga diktatori Enver Hoxha, Rrahman Parllaku me gazetaren Eni Vasili në studion e emisionit...

Aktualitet22:17 - 24 April, 2018

Liverpool shkatërron Romën/ Salah shënon dy gola dhe dy “gjysmëgola”

Mohamed Salah, është egjiptiani me këmbë “të arta”, por që nuk u vlerësua si duhet nga Roma dhe u shit...

Aktualitet22:11 - 24 April, 2018

Pamjet makabre: Si vriten dhe hidhen qentë në landfillin e Sharrës

Emisioni “Stop” sjell sot pamje ekskluzive e makabre të mënyrës sesi janë vrarë qentë dhe më pas janë hedhur në...

Aktualitet22:04 - 24 April, 2018

Romën e zë “haku” i Salah/ Liverpool shënon golin e tretë

Mohamed Salah, është egjiptiani me këmbë “të arta”, por që nuk u vlerësua si duhet nga Roma dhe u shit...

Aktualitet22:01 - 24 April, 2018

Ministri akuzohet se ka dhënë mbi 630 mijë euro subvencione pa bazë ligjore

Ministri i Infrastrukturës akuzohet se pa asnjë bazë ligjore ka dhënë subvencione në shumën mbi 630 mijë euro. Kjo është...

Aktualitet21:51 - 24 April, 2018

Rrahman Parllaku flet për Liri Belishovën

Rrahman Parllaku, ish-gjeneral i dënuar nga Enver Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në semisionin “Studio e Hapur” në...

Aktualitet21:40 - 24 April, 2018

Mbyllet pjesa e parë e sfidës Liverpool-Roma/ Salah shënon dy herë dhe hyn në histori

Medie të ndryshme e kanë quajtur futbollistin egjiptian që luan për Liverpool-in si një “makth” për skuadrën italiane të Romës,...

Aktualitet21:40 - 24 April, 2018

Vdekja e aktorit Kurti/ Kryeprokurori Gjakovës tregon detajet

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së aktorit të serialit “O sa mirë”...

Aktualitet21:27 - 24 April, 2018

“Makthi” i Romës del i vërtetë/ Salah kalon Liverpool-in në avantazh

Medie të ndryshme e kanë quajtur futbollistin egjiptian që luan për Liverpool-in si një “makth” për skuadrën italiane të Romës,...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Nga Zef ZEFI/ NË EMËR TË POPULLIT!

Shqiptarët mbarë në fillimjavë, asistuan në një seancë të posaçme Kuvendi. Memorialin e një krimi politik. Krimi sikur ka ndodhur...

Close