Connect with Us

Monika Kryemadhi dëshmon koalicionin e LSI me PD

Aktualitet

Monika Kryemadhi dëshmon koalicionin e LSI me PD

Publikuar

-

E ftuar në emisioni “Opinion” në Tv Klan, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur rreth qëndrimit të LSI dhe PD. Ajo ka deklaruar se do të ketë një sinkronizim midis tyre për të lagruar Ramën dhe mazhorancën e inkriminuar nga pushteti, duke larguar në këtë mënyrë bandat nga udhëheqja e shtetit.

Deklarata e plotë:

A ka një koordinim midis jush dhe PD për situatën në parlament?

Patjetër që grupet parlamentare kanë filluar të rakordohen përsa I përket bashkëveprimit opozitar në Parlament. Jo më larg, por në seancën e kaluar kur ne diskutuam çështjen e amendimeve përsa I përket projektligjit që erdhi për Vettingun. Kjo ishte hapi I parë, ndërkohë që kemi pasur dhe bashkërendime të tjera, po I përsa I përket bashkëpunimit sigurisht që kjo do të kërkojë kohën e vetë. Unë do të doja të theksoja diçka për të mbështetur z.Basha përsa I përket qëndrimit të z.Ruçi sot në Parlament. Është e dyta herë që z.Ruçi bën një veprim të tillë. Kur nga deputetët kërkohet fjala për procedurë, ai nuk zbaton rregulloren. Është neni 49, pika 1 e Rregullores kur çdo deputet kërkon të drejtën për procedurë. Të njëjtën gjë bëri z.Ruçi përpara një jave kur z.Vasili I kërkoi të drejtën për procedurë, dhe ai nuk I dha fjalën. Karrikja e kryetarit të parlamentit nuk është e z.Ruçi. Ai është aty vetëm për të zbatuar rregulloren. Arroganca që kërkon maxhoranca të bëjë duke mbyllur gojën njerëzve, është e tmerrshme. Dhe kjo vjen si rezultat I euforisë që atyre u është krijuar nga krimi dhe bandat të cilat çdo ditë e më shumë kanë kapur çdo segment të shtetit shqiptar. Ajo sjellje që ka treguar sot z.Ruçi në Parlament tregon çdo ditë e më shumë se si është kapur ky shtet. Mos harrojmë sot, dhe pa pikë turpi shikojmë dhe një kryeministër që të kujton Kim Jongun, por është version I gjatë, që thotë e kam sharë nëpër dhëmbë. O Zotëri, si mund të shash nëpër dhëmbë?! Nëse ne do të kërkojmë fjalën për procedurë, do përjashtohemi nga parlamenti?!  Pra, po them çdo ditë e më shumë po shkojmë drejt një diktature. E kam thënë dhe e them, Shqipëria është një vend hibrid që ndahet mes diktaturës dhe një vendi tjetër që nuk e dimë se çfarë është.

Ka deputet të Partisë Socialiste që kanë konfirmuar që z. Ruçi po zbaton rregulloren dhe ai që shkel rregulloren është ish kryetar i Kuvendit dhe bashkëshorti juaj, ilir Meta.

Ilir Meta ka bërë më shumë gabime se z. Ruçi se njëlloj janë prandaj kemi dhe këtë situatë që është sot në parlament. Por dua të them që më vjen për të qeshur kur mendoj se ka deputet të Partisë Socialiste që mendojnë një gjë të tillë. Jam e bindur që deputetët me eksperiencë dhe ata që janë të përgjegjshëm të Partisë Socialiste, nuk mund ta mendojnë një gjë të tillë. Sepse fundja fundit, opozita çfarë ka? Opozita fjalën ka ,s’ka gjë tjetër. Po tani kriminelë janë dhe nuk ju vjen mirë kur i thonë kështu. Kjo gjë do të ndodhë. Do fillojnë t’i mbyllin gojën dhe deputetëve, pastaj do fillojnë të mbyllin sheshet. Më vonë do shikomë administratën që do dalë me parulla siç dolën sot për vendosjen e TVSH-së ndaj biznesit të vogël, me parulla që kundër informalitetit po do t’i shikojmë poshtë popullit, kur të dalë gjithë administrata që janë kundër popullit shqiptar .

LEXO EDHE:  Konçesioni i laboratorëve/Skandali, Edmond Spaho në shërbim të mazhorancës, mashtroi Lulzim Bashën

Çdo bëni znj. Kryemadhi? Do rrini tek shkallët e Kuvendit dhe do ankoheni që Gramoz Ruçi s’iu jep fjalën?

Ne do të sinkronizohemi sepse kjo nuk ka të bëjë sa i përket bindjeve politike. Unë jam e bindur që z. Basha, jo vetëm ai por çdo qytetar shqiptar nuk do të pranojë që ky vend të qeverisesh nga bandat e krimit të organizuar. Unë e kam thënë gjithmonë që z. Rama është rrezik kombëtar dhe po kthehet rrezik rajonal. Kjo është një  këmbanë alarmi për gjithë shqiptarët dhe mediat por edhe për Lorencin aty se atë e shkarkuam se gjykoi në ajër aty në parlament. Për të gjithë kjo është këmbanë alarmi për çdo gazetar, shqiptar, për çdo të ri dhe të re, për çdo prind, çdo gjysh e gjyshe. Ky vend po masakrohet. Bandat po marrin në zotërim territoret. Po rizgjohet konflikti i tyre, po rizgjohen interesat e tyre. I dhanë shërbim Edi Ramës më 25 qershor, i shërbyen atij në maksimum dhe tani kërkojnë haraçin ose pjesën e tepsisë. Jua kërkojë këtë juve që i jepni kohë. Vërtet pronarët e mediave kanë interesa tenderash dhe tendera ekonomike. LSI ka kërkuar luftën kundër drogës dhe futjen e ushtrisë dy vite më parë. Dhe ju e dini shumë mirë se si Edi Rama e shkarkoi z. Manjani si Ministër Drejtësie.

Me aprovimin e z. Meta….

Po pse z. Meta nuk është fajtor? Z. Meta është po aq fajtor dhe Lorenci që është sot I pranishëm në studio, që ka qenë këshilltar i z. Meta në Parlament janë po aq fajtor që nuk hapën gojën dhe mbyllën sytë. Lenci mund të flasë shumë mirë siç flet për gjera të tjera, mund të flasë dhe për krimin e organizuar. Kur kemi kërkuar ne si LSI ndërhyrjen e ndërkombëtarëve apo dhe ndërhyrjen e mediave për të denoncuar krimin që po ndodhte në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit, të gjithë e merrnit me sportivitet. Mos u çudisni kur t’iu vinë banditët nëpër shtëpia dhe t’iu thonë dilni se do ta marr unë këtë shtëpi se do ta bëj lokal. Ka filluar të ndodhë në Fier, në Elbasan, po i nxjerrin njerëzit nga shtëpia sepse i kanë shtëpitë në vende shumë të mira për ti kthyer në lokale që mund të shërbejnë si qendra shpërndarje të drogave për brezin e ri.

Fotografitë që nxorri z.Basha duken shumë të rënda…

Fotografitë janë shumë të rënda dhe Prokuroria duhet të fillojë menjëherë çështjen për këtë gjë. E para njëherë duhet të iki z.Blendi Klosi nga ministër, duhet të japi dorëheqjen, të tregojë që është i ndershëm, nuk ka lidhje me të.

Fakte të tilla hidhen në një studio televizive, ndërkohë që duhet të shkoni menjëherë në prokurori…

Ke shumë të drejtë në këtë që thua, por Opozita është vetëm një zë. PD është një zë i fuqishëm, LSi është pak më i dobët, por edhe ajo do japë kontributin e saj. Por mund të jeni dhe ju si media shumë të rëndësishëm në këtë histori. Fronti kundër krimit të organizuar nuk ka të bëjë me partitë politike, fronti kundër krimit të organizuar ka të bëjë me shqiptarët dhe të fëmijëve të shqiptarëve. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  CNA.al e paralajmëroi/ Myslim Murrizi ‘i tregon arat’ Bashës

LEXO EDHE:  Konçesioni i laboratorëve/Skandali, Edmond Spaho në shërbim të mazhorancës, mashtroi Lulzim Bashën

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Faktet/ Si Basha po e shpëton Fatmir Xhafajn

LEXO EDHE:  101 milionë euro, dy kandidatëve për kryetar bashkie/ PD zbulon aferën e Ramës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: