LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikti në Parlament/ Noka ofendon Ruçin

12 Tetor 2017, 09:46, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka kërkuar fjalën për proçedurë, por nuk është pranuar nga Ruçi, i cili i dha fjalën Rrokajt.

Pas kësaj deputeti Noka ka bllokuar punimet e Kuvendit, dhe i është drejtuar Ruçit me fjalë ofenduese duke e cilësuar si ?rrugaç?.

Pas këtore ofendimeve dhe bllokimit të seancës nga deputeti Noka, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka kërkuar gardës ta largojë nga seanca deputetin në fjalë.

Kujtojmë këtu se edhe javën e kaluar, seanca u ndërpre pesë herë për shkak të bllokimit të punimeve nga opozita, por ndryshe nga seanca e kaluar kur Gramoz Ruçi nuk kërkoi ndërhyrjen e gardës për largimin e Bashës, sot masa ka qënë më e rreptë. Garda e Republikës është urdhëruar të largojë Flamur Nokën./ CityNews

Lajmet e fundit nga