Aktualitet
Fotot/ Ndodh vetëm në Shqipëri, policia gjobit policinë
Diçka e pazakontë ka ndodhur sot në një nga rrugët e kryeqytetit.
Policia merr masë administrative ndaj ‘vetes’. Një efektiv i policisë rrugore tregon se të gjithë duhet të trajtohen njëlloj para rregullave të qarkullimit rrugor.
Efektivi ka gjobitur një makinë të policisë e cila është parkuar afër Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Furgoni i policisë ka qëndruar për një kohë të gjatë i parkuar në vend të gabuar prandaj një polic rrugor nuk ka hezituar për ta gjobitur. /CityNews

Subjektet opozitare shprehen të rezervuara ndaj platformës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit për unitet politik për temat e mëdha, shkruan sot gazeta “Zëri”
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u ka dërguar letër liderëve të partive politike, nëpërmjet së cilës u bën thirrje për krijimin e një ekipi të përbashkët të liderëve politikë.
Veseli vlerëson se duhet unitet politik në disa tema si: dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, formimi i ushtrisë së Kosovës, agjenda e Integrimeve Evropiane dhe reforma zgjedhore.
Megjithatë partitë opozitare kritikojnë platformën e Veselit për arritjen e konsensusit politik për “temat e mëdha”, shkruan më tutje “Zëri”.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka mirëpritur platformën konsensuale të propozuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se platforma konsensuale është e nevojshme. Platformën e kanë mirëpritur edhe anëtarët e tjerë të AAK-së…

Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investimet në Serbi. Së fundmi, është firma e njohur “Leon”-i e cila ka derdhur miliona euro në shtetin serb.
Ndërsa, tanimë është konfirmuar që janë në fazën e fundit të hapjes të një fabrike të re në Nish.
“Do të jetë objekt gjigant i prodhimit dhe do të punësohen në mes 11 dhe 12 mijë njerëz”, thotë gjermani Klemens Saks, drejtori i Përgjithshëm.
Ai ka treguar edhe për ndërtimin e një fabrike tjetër në Kralevë, që merret me prodhimin e fibrave optike dhe kabllove, transmeton “Indeksonline”.
Firma “Leoni” për herë të parë është futur në Serbi në vitin 2009. Përpos Serbisë, kjo kompani e fuqishme gjermane aktualisht është duke ndërtuar edhe gjashtë fabrika në botë: Meksikë, Kinë, Bullgari, Tunizi dhe Paraguaj.
“Leoni”, me seli në Nuremberg – Gjermani, ka 93 fabrika në 31 shtete. Vetëm vitin e kaluar e njëjta kishte të ardhura prej 4.9 miliardë eurosh nga shitjet, ndërsa në Serbi, në vitin 2017, arriti eksportin në vlerë prej 145 milionë euro.
Sipas statistikave zyrtare del se “Leoni” është në listën e dhjetë eksportuesve më të mëdhenj në Evropë, për vitin e kaluar.

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se kunata e Sekretari të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, paguhet pa shkuar fare në punë.
Postimi i plotë:
epotizem dhe korrupsion ne Fondin e Sigurimit te Detyrueshem!
Qytetari dixhital denoncon:
– Kunata e sekretarit te pergjithshem te mafies shteteore, Don Agaçio, paguhet pa shkuar asnje dite ne pune, po keshtu dhe punonjes te tjere
– Emerime te shumta jashte kritereve ligjore!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“I nderuar Doktor, ne Fondin e SIGURIMIT te Detyrueshem eshte bere nje reforme nga EDUARD Ahmeti, ka larguar vec demokrat e njerez qe nuk kishin miq, po te kontrollohet si jane bere do te dalin se jane emeruar pa kualifikimet e detyruara ne baze te ligjit, vendi I punes e kerkon te farmacise, e ka emeruar dentist, te drejtoria informacionit dhe analizes statistikore jane pa arsimin perkates, po keshtu te drejtoria e mardhenjeve me publikun kane larguar punonjes te kualifikuar dhe kane emruar te paperfunduar shkollen dhe pa arsim perkates. Tani dua te them me te rendesishmen: kane marre rrogen me shume se 3 punonjes qe nuk kane ardhe asnje dite ne pune, thone se eshte kunata e engjell agacit BESA AGACI te drejtoria juridike pa ardhur asnje dite ne pune, po keshtu te kjo drejtori kane marre rrogen pa ardhur asnje dite ne pune dhe Klara Mergo dhe Lorena Muhametaj ka edhe te tjere.
Besa dhe Lorena jane emruar ne sektorin e burimeve njerezore dhe trajnimeve dhe nuk vijne as nje dite ne pune e rrogen e marrin. “ /CNA.al
-
Aktualitet15 hours ago
“Braktisi” Monika Kryemadhin/ Bëmat dhe pasuria e deputetit të LSI-së
-
Kryesore16 hours ago
Dumbashistët dhe Saliu/ Përtej replikës me Agron Gjekmarkaj
-
Kryesore Show Biz14 hours ago
Vetëm 6 vjeç, por Ingrit Gjoni i bën të birit dhuratën më të çmendur
-
Aktualitet14 hours ago
Zbulohet deputeti pabuks i Lulzim Bashës
-
Aktualitet12 hours ago
Tronditi skenën politike/ Kërkohet “koka” e Hajdarmatajt
-
Kryesore16 hours ago
Pse Luli ka frikë të urojë Majlindën?!
-
Bota13 hours ago
Tërmet 5.2 ballë/Dhjetëra persona të lënduar
-
Kryesore Show Biz13 hours ago
“Haremi” me femra i Noizyt, njihuni me të dashurat VIP të reperit