LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Denoncohet skandali në UE/200 euro provimi tek Gazetaria në Elbasan

12 Tetor 2017, 18:50, Aktualitet CNA

Nga  Robert Rrasa

Universiteti i Elbasanit ?A.Xhuvani? ka vite që është  kthyer në vatër korrupsioni, ku prej vitesh tashmë, shumica e pedagogëve e kanë taksative, ?nuk ka notë 5 pa dhënë 150 deri 200 euro?. Korrupsioni në këtë universitet, pothuajse është ngritur në sistem, pra funksionon  një rrjet sekserësh, që lidhen me pedagogët, por lidhjet e tyre nuk mungojnë  edhe me persona të tjerë, të rrangjeve të ulëta në këtë institucion. Problemin në fjalë, pra rritjen e shkallës së korrupsionit, e dinë mjaft mirë  edhe drejtuesit e Universitetit dhe Prokuroria.

Në organin e akuzës vetëm për vitin shkollor 2016-2017, u regjistruan mbi 116 akuza  dhe denoncime ndaj pedagogëve, me zë dhe figure, aq sa  Prokuroria u detyrua  të ngrejë një grup hetimor dhe të nisë përgjimet e celulareve të pedagogëve të akuzuar. Megjithëse sekret nga hetuesit, mësohet se , janë shumica e pedagogeve në Universitetin e Elbasanit që akuzohen për afera korruptive, marrje rryshfeti nga studentë, të afërm dhe familiaret e tyre, dhe sjellje harbute ndaj vartësve dhe studenteve.

Madje në Prokurori janë depozituar  dhjetra regjistrime të filmuara dhe inçizuara nga ?viktimat? e pedagogeve duke u dhënë paratë në lokale, zyra apo edhe  fuoristrada. Korrupsioni  në Universitetin e Elbasani,  ka prej vitesh një shtrirje të gjërë, aq sa  thuhet se ?çdo pedagog ne qoftë se nuk merr gjobën e çdo provimi, jo vetëm të ngel,  por edhe të merr erëzin me fjalorin e ndyrë?. Situata në Universitetin e Elbasanit mbetet alarmante, dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga strukturat e shtetit, por edhe dënimin nga opinioni  publik. Marrja e pedagogëve me afera korruptive, duket se po i prish  përgjithmonë imazhin Universitetit të Elbasanit, vendit nga ku lindi Normalja e famshme.

Prej afro 2 dekadash, lidhjet e fallcifikatoreve me pedagogë  mbeten të forta, aq sa persona të ndryshëm nga rrrethet, që sot janë me poste apo edhe deputetë, janë  pajisur me diploma nga ky universitet, pa qenë asnjë ditë në  shkollë, kundrejt  milionave të paguara nën dorë. Universiteti i Elbasanit, kryesisht Fakulteti Shkencave Humane, ka nevojë urgjente për reforma rradikale, për largimin e celulës së pedagogeve të korruptuar, që po majmen  duke zhvatur studentët, dhe duke nxjerrë  breza mediokërish  nga auditoret. Universiteti Elbasanit,  i këtij qyteti me tradita në fushën e arsimit në shkallë kombetare, meriton  një vëmëndje më të madhe nga  Ministria e Arsimit  por mbetet njëherazi edhe një detyrim i strukturave të shtetit të  diskreditojnë  dhe dënojnë zhvatësit e  xhepave të studenteve,  dhe matrapazët e vlerave themelore të formimit të brezit të ri.

Lajmet e fundit nga