LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhjetëra të vdekur nga zjarret katastrofike në Kaliforni

12 Tetor 2017, 07:08, Aktualitet CNA

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur pa strehë si pasojë e zjarreve katastrofike në Kaliforni.

Ekipe të shumta të zjarrfikësve me qindra makina, po përpiqen t?i ndalin zjarret në Kaliforni.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Broën, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone.

Zjarret shpërthyen më 8 tetor, ndërsa shkaku i përhapjes së tyre ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Sipas Departamentit për male dhe mbrojtje nga zjarri në Kaliforni, përçuesit elektrikë të rrëzuar nga erërat e forta ndoshta i kanë shkaktuar zjarret.

?Ky është zhvillim serioz, kritik dhe katastrofal?, tha mbrëmë shefi i zjarrfikësve të Kalifornisë, Ken Pimlott./ CityNews

Lajmet e fundit nga