Connect with Us

Deutsche Telekom demonstron antenat e para në Europë, lëshojnë sinjalin 5G nga Berlini

Aktualitet

Deutsche Telekom demonstron antenat e para në Europë, lëshojnë sinjalin 5G nga Berlini

Publikuar

-

Katër antena në rrjetin e Deutsche Telekom demonstruan ditën e Enjte të ardhmen e komunikimit. Antenat e vendosura në Berlin janë të parat në Europë që realizuan lidhjen e drejtpërdrejtë 5G në një mjedis real. Me përdorimin e rrjetit 5G NR (elementi i komunikimeve celulare në të ardhmen i 5G-së) arrihet transmetimi i një sasie të dhënash prej më shumë se dy gigabit për sekondë, si edhe një kohë pritje prej vetëm tre milisekonda.

Transmetimi ekstremisht i shpejtë i të dhënave dhe reagimi i rrjetit në kohë shumë të shkurtër janë përparësitë kryesore të 5G-së, i cili është krijuar për të çuar përpara zhvillimin e aplikacioneve të reja.

“Po e demonstrojmë rrjetin 5G këtu, në qendër të Berlinit, dhe jo në një laborator. Ky është një hap shumë vendimtar në rrugën për përdorimin e teknologjisë 5G në mbarë botën, lëshimi i të cilit është planifikuar për vitin 2020,” u shpreh Claudia Nemat, Anëtare e Bordit Drejtues dhe përgjegjëse për Teknologjinë e Inovacionin në Deutsche Telekom.

“Nëse kërkojmë të jemi të lidhur në çdo kohë dhe me gjithçka, sigurisht që konsumatorët kanë nevojë për një rrjet me performancë të lartë, të sigurt dhe të besueshëm. Industria do të jetë ajo që do përfitojë më shumë nga 5G, si një mundësues i fuqishëm për një gamë të gjerë aplikacionesh. Ne jemi gati për 5G-në”, vazhdon më tej Znj. Nemat.

Standardi i ri i komunikimit

5G është më shumë sesa një standard i ri komunikimi; 5G është e ardhmja e standardit të telekomunikacionit, i cili do të bashkojë komunikimin e rrjetit fiks dhe atij të lëvizshëm. Një projektim dhe një arkitekturë e re rrjeti do të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm. Rrjetet 5G do të kontrollohen nga programe të cilat do të jenë të programueshme dhe do të menaxhohen në të gjitha hallkat. Kjo krijon një platformë të gatshme për sigurimin e një numri të madh shërbimesh.

5G NR, ndërfaqja e re ajrore e 5G, do të punojë në kombinim me evolucionin e teknologjisë 4G/LTE, që do të thotë se edhe kjo e fundit do të luajë një rol vendimtar në komunikimet e së ardhmes.

Një nga teknologjitë kryesore në 5G NR, me qëllim rritjen e kapacitetit dhe shpejtësisë së të dhënave, është përdorimi i teknikave të avancuara në antena. I njohur si sistemi “Massive MIMO” (input i shumëfishtë / output i shumëfishtë), kjo teknikë rrit numrin e elementëve të një antene të vendosur, si në stacion, ashtu edhe në pajisjen e abonentit, e cila mund të rrisë kapacitetin nëpërmjet një përdorimi edhe më efikas të spektrit të frekuencave.

Hapi i parë drejt rrjetit 5G për të gjithë

“5G NR në Berlin është hapi i parë i rëndësishëm drejt rrjetit 5G për të gjithë,” u shpreh Drejtori Teknik i Deutsche Telekom, Bruno Jacobfeuerborn. “Sapo ky standard të përcaktohet dhe të jetë i disponueshëm, ne do të vijojmë në vitin 2018 me hedhjen e themeleve për ndërtimin e këtij rrjeti në shkallë të gjerë. Në këtë mënyrë, ne po nxisim zhvillimin teknologjik në Europë, por po demostrojmë edhe fuqinë tonë inovatore”, u shpreh Z. Jacobfeuerborn.

LEXO EDHE:  Mbretëria e Bashkuar heq rrjetin 5 G nga Huawei/ Reagon ambasadori kinez: "Zhgënjyes dhe i gabuar"

Deutsche Telekom po përdor spektrin e frekuencës në brezin 3.7 gigahertz me pajisje Huawei për implementimin e 5G në Berlin. Katër antena Huawei janë vendosur në tre vendndodhje të ndryshme të qytetit.

“5G po i afrohet momentit të daljes në treg. Transmetimi i suksesshëm live i 5G është një kontribut i rëndësishëm teknik që i bëhet komunitetit 5G për të dyja kompanitë. Huawei do të vazhdojë të investojë në fushën e Kërkimit & Zhvillimit dhe do të rrisë bashkëpunimin me partnerët e tij për të avancuar në teknologjinë 5G dhe zhvillimin e një ekosistemi në këtë industri”, u shpreh Deng Tai Hua, President i Linjës së Prodhimit për Rrjetin Wireless në kompaninë Huwaei.

5G live në Berlin

Deutsche Telekom demonstroi në Berlin se si shpejtësitë e të dhënave me shumë gigabit të rrjetit 5G dhe koha e ulët e pritjes gjatë transmetimit mund të pasurojnë, për shembull, një aplikacion të Realitetit të Tjetërsuar në një pistë garash për makina. Për këtë, rrjeti 5G dërgoi në kohë reale informacion shtesë të ruajtur në cloud duke përdorur syzet e Realitetit të Tjetërsuar. Ky shembull e bën të qartë se rrjeti 5G, ashtu siç mundësoi shkarkimin e informacioneve që kërkojnë shumë llogaritje dhe fuqi në cloud, ashtu do të mundësojë edhe përdorimin e syzeve AR me kohëzgjatje më të madhe baterie, dhe në të njëjtën kohë do të hapë një gamë të gjerë mundësish të reja.

Pilotimi i 5G

Për të përshpjetuar zhvillimin e aplikacioneve të reja për 5G, Deutsche Telekom ka realizuar kohët e fundit Programet Prototipe për Uljen e Kohës së Transmetimit në laboratorët e tij hub: raum në Berlin dhe Krakovë. Këto programe i dedikohen zhvilluesve të rinj të cilët duan të zhvillojnë produkte që mund të përfitojnë nga metoda e Edge Computing, si edhe performanca e rrjetit 5G.

Ndërkohë, Deutsche Telekom po piloton në Portin e Hamburgut përdorimin e rrjetit 5G për industritë. Qëllimi është që rrjeti 5G të personalizohet për të plotësuar kërkesat e ndryshme të këtij porti. Kontrolli i të dhënave të trafikut, drejtimi i besueshëm i semaforëve dhe monitorimi i mjedisit janë skenaret e parë për aplikimin e rrjetit 5G. Kjo gjë mundëson transformimin dixhital të portit për të mbështetur zhvillimin e tij në të ardhmen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE