Connect with us

Aktualitet

Basha komenton Ruçin/ Tregon pse nuk e lejon debatin parlamentar

Publikuar

-

Pas mbylljes së seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikatë për mediat ka komentuar veprimin e Ruçit. Ai ka deklaruar se Ruçi e ka kthyer në normë tashmë mbylljen e seancës dhe për këtë merr urdhër nga Rama.

Ja deklarata e plotë e tij:

“Shkelja e Rregullores është kthyer në normë nga Gramoz  Ruçi me urdhër të Edi Ramës. Motivi për të shkelur rregulloren është për të mos lejuar debatin mbi çështjet më të rënda të qytetarëve shqiptarë që kanë të bëjnë jo vetëm me zgjedhjet dhe dhunimin e tyre, që është themeli i së keqes, por edhe me ngjarjet kriminale që kanë mbuluar Shqipërinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë dhe personale të Edi Ramës me bandat që sot sundojnë qytetet, që janë jashtë kontrollit të Policisë”.

Edi Rama i trembet këtij debati dhe do bëjë gjithçka për ta shtyrë. Ne do bëjmë gjithçka që ky debat të zhvillohet në atë sallë, që shqiptarët të dëgjojnë të vërtetën tronditëse. Shumë prej tyre e dinë. Vendi është në këtë pikë ku shumica e shqiptarëve duan të largohen, sepse ne nuk qeverisemi nga një qeveri e dalë nga vota por qeverisemi nga bandat që e sollën Edi Ramën dhe kabinetin e tij në ato karrige ilegjitime ku ulen, dhe që i shfrytëzojnë për një qëllim; për të shkelur ligjin me të dyja këmbët, për të goditur të pafajshmit, për të mbrojtur dhe për t’ju bërë mburojë krimit dhe oligarkëve që po vrasin dhe vjedhin Shqipërinë çdo ditë.

Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo. Nuk ka asnjë arsye Gramoz Ruçi të shkelë Rregulloren, përveç ankthit të Edi Ramës për tu përballur me këto të vërteta.

LEXO EDHE:  Basha e përjashtoi/ Tani flet si ajo

Pyetje: Nëse z.Noka përjashtohet nga Byroja, çfarë do të bëni nesër?

Basha: Nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë një përsëritje të një Parlamenti kukull në duart e krimit dhe mafias e kukullave të tij që kanë zaptuar ato karrige. Ne do të luftojmë dhe do ti rikthejmë Parlamentin shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat që opozita ka në dispozicion dhe për këtë, kërkojmë ndihmën dhe aleancën e çdo shqiptari të ndershëm, së medias së pakapur, të qytetarëve, shoqërisë civile e natyrisht të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Ky është fundi i Parlamentit, ti mbyllësh gojën opozitës. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debati. Ju jeni dëshmitarë. Çdo shqiptar e ka parë. Dy javë që nuk lejohet debati. Tepsinë e ka për vete. Timonin e ka për vete. Tani kërkon ti mbyllë gojën Parlamentit dhe ta zëvendësojë debatin politik me shfaqje të shëmtuara të Frontit Demokratik apo të Frontit Popullor, sido që e quanin dikur. Kjo nuk mund të ndodhë dhe asgjesimi i debatit parlamentar do të çojë në krizën më të rrezikshme të demokracisë në 27 vite. Ne duam me çdo kusht që ta evitojmë këtë krizë. Ne duam me çdo kusht ti evitojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë koston e një përplasje, por ajo është e pashmangshme në qoftëse Edi Rama dhe masha e tij Gramoz Ruçi e kanë vendosur qeverinë e dalë me votat e krimit në një kurs përplasje me aspiratat e shqiptarëve, për një vend të lirë nga krimi, për një vend me taksa të ulëta, ku mund të jetohet e punohet normalisht”. /CityNews

 

Aktualitet

Opozita, kundër platformës së kryeparlamentarit Kadri Veseli

Publikuar

-

By

Subjektet opozitare shprehen të rezervuara ndaj platformës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit për unitet politik për temat e mëdha, shkruan sot gazeta “Zëri

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u ka dërguar letër liderëve të partive politike, nëpërmjet së cilës u bën thirrje për krijimin e një ekipi të përbashkët të liderëve politikë.

Veseli vlerëson se duhet unitet politik në disa tema si: dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, formimi i ushtrisë së Kosovës, agjenda e Integrimeve Evropiane dhe reforma zgjedhore.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ja si kunata e Sekretarit të Përgjithshëm të Ramës paguhet pa shkuar në punë

Megjithatë partitë opozitare kritikojnë platformën e Veselit për arritjen e konsensusit politik për “temat e mëdha”, shkruan më tutje “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka mirëpritur platformën konsensuale të propozuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se platforma konsensuale është e nevojshme. Platformën e kanë mirëpritur edhe anëtarët e tjerë të AAK-së…

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjermanët investim gjigant në Serbi, punësohen 11.000 persona

Publikuar

-

By

Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investimet në Serbi. Së fundmi, është firma e njohur “Leon”-i e cila ka derdhur miliona euro në shtetin serb.

Ndërsa, tanimë është konfirmuar që janë në fazën e fundit të hapjes të një fabrike të re në Nish.

“Do të jetë objekt gjigant i prodhimit dhe do të punësohen në mes 11 dhe 12 mijë njerëz”, thotë gjermani Klemens Saks, drejtori i Përgjithshëm.

Ai ka treguar edhe për ndërtimin e një fabrike tjetër në Kralevë, që merret me prodhimin e fibrave optike dhe kabllove, transmeton “Indeksonline”.

Firma “Leoni” për herë të parë është futur në Serbi në vitin 2009. Përpos Serbisë, kjo kompani e fuqishme gjermane aktualisht është duke ndërtuar edhe gjashtë fabrika në botë: Meksikë, Kinë, Bullgari, Tunizi dhe Paraguaj.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ja si kunata e Sekretarit të Përgjithshëm të Ramës paguhet pa shkuar në punë

“Leoni”, me seli në Nuremberg – Gjermani, ka 93 fabrika në 31 shtete. Vetëm vitin e kaluar e njëjta kishte të ardhura prej 4.9 miliardë eurosh nga shitjet, ndërsa në Serbi, në vitin 2017, arriti eksportin në vlerë prej 145 milionë euro.

Sipas statistikave zyrtare del se “Leoni” është në listën e dhjetë eksportuesve më të mëdhenj në Evropë, për vitin e kaluar.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Ja si kunata e Sekretarit të Përgjithshëm të Ramës paguhet pa shkuar në punë

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se kunata e Sekretari të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, paguhet pa shkuar fare në punë.

Postimi i plotë:

epotizem dhe korrupsion ne Fondin e Sigurimit te Detyrueshem!

Qytetari dixhital denoncon:
– Kunata e sekretarit te pergjithshem te mafies shteteore, Don Agaçio, paguhet pa shkuar asnje dite ne pune, po keshtu dhe punonjes te tjere
– Emerime te shumta jashte kritereve ligjore!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“I nderuar Doktor, ne Fondin e SIGURIMIT te Detyrueshem eshte bere nje reforme nga EDUARD Ahmeti, ka larguar vec demokrat e njerez qe nuk kishin miq, po te kontrollohet si jane bere do te dalin se jane emeruar pa kualifikimet e detyruara ne baze te ligjit, vendi I punes e kerkon te farmacise, e ka emeruar dentist, te drejtoria informacionit dhe analizes statistikore jane pa arsimin perkates, po keshtu te drejtoria e mardhenjeve me publikun kane larguar punonjes te kualifikuar dhe kane emruar te paperfunduar shkollen dhe pa arsim perkates. Tani dua te them me te rendesishmen: kane marre rrogen me shume se 3 punonjes qe nuk kane ardhe asnje dite ne pune, thone se eshte kunata e engjell agacit BESA AGACI te drejtoria juridike pa ardhur asnje dite ne pune, po keshtu te kjo drejtori kane marre rrogen pa ardhur asnje dite ne pune dhe Klara Mergo dhe Lorena Muhametaj ka edhe te tjere.
Besa dhe Lorena jane emruar ne sektorin e burimeve njerezore dhe trajnimeve dhe nuk vijne as nje dite ne pune e rrogen e marrin. “ /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Kryesore Show Biz00:30 - 25 April, 2018

Foto/ Kur Era Istrefi vesh të njëjtat bikini si Kim Kardashian

Ato i kanë veshur personazhet më të njohura të modës dhe shoëbiz-it, si Kim Kardashian, Emily Ratajkoëski, Rihanna, Suki Waterhouse...

Kryesore Show Biz00:15 - 25 April, 2018

Foto/ Kate shfaqet rrezëllitëse me bikinit e bardha

Fotot e nxehta të Kate Upton nga fushata e saj e fundit për “Yamamay” nuk mbarojnë. Bukuroshja 25 vjeçare e...

Kryesore Show Biz00:00 - 25 April, 2018

Të gjithë e pyesin për gjininë e fëmijës/ Emina nuk e mban dot më

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj  është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo është nënë e...

Kryesore Show Biz23:50 - 24 April, 2018

Formula1 mund ti largojë vajzat e startit, por ato në krah të pilotëve jo!

Formula 1 hoqi dorë nga vajzat e startit, ato të njohura si “Grid Girls”, por një sport tjetër e ruan...

Kryesore Show Biz23:40 - 24 April, 2018

Foto/ Era Istrefi me bikini është një ‘bombë’ e vërtetë

Prej ditës së djeshme, Era dhe Nora Istrefi po qëndrojnë në Dubai pasi siç njoftoi dje krijuesja e hitit “Bonbon”,...

Aktualitet23:40 - 24 April, 2018

Opozita, kundër platformës së kryeparlamentarit Kadri Veseli

Subjektet opozitare shprehen të rezervuara ndaj platformës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit për unitet politik për temat e mëdha,...

Life Style23:30 - 24 April, 2018

Modelja vihet në vështirësi/ Kë të zgjedhë nga kostumet e plazhit?

Është një nga femrat me format trupore më të lakmuara në botë dhe modeles Demi Rose i shkojnë shumë kostumet...

Kryesore Show Biz23:20 - 24 April, 2018

Foto/ Selena Gomez befason me ndryshimin e fundit në pamjen e saj

Selena Gomez i ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit në pamjen e saj. Ajo është dalluar gjithmonë për...

Kryesore Show Biz23:10 - 24 April, 2018

Natalie refuzon çmimin prej 2 milionë dollarësh

Ceremonia prestigjoze, e njohur si “Nobeli Jezuit” është anuluar për shkak se aktorja e famshme, Natalie Portman ka refuzuar të...

Aktualitet23:02 - 24 April, 2018

Gjermanët investim gjigant në Serbi, punësohen 11.000 persona

Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investimet në Serbi. Së fundmi, është firma e njohur “Leon”-i e cila...

Kryesore Show Biz23:00 - 24 April, 2018

Video/ Kylie me vajzën e saj 3 muajshe do ju zbukurojnë ditën

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian” Kylie Jenner pas lindjes së vajzës duket se ka vendosur që mos të...

Aktualitet22:57 - 24 April, 2018

Denoncimi/ Ja si kunata e Sekretarit të Përgjithshëm të Ramës paguhet pa shkuar në punë

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij. Me anë të...

Kryesore Show Biz22:50 - 24 April, 2018

‘Njerëzit mendojnë se unë i urrej meshkujt’/ Dua Lipa tregon mesazhin e vërtetë të këngës

Kënga ‘New Rules’ bëri që Dua Lipa të shpërthente në botën muzikore. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit...

Aktualitet22:44 - 24 April, 2018

Avokati i Nazer Seitajt paralajmëron gazetarin/ Ja si kundërpërgjigjet Basir Çollaku

Gjithçka ka lajmëruar gazetari Basir Çollaku, lidhur me pozicionin e Nazer Seitajt në raportin me drejtësinë italiane është “Fake News”,...

Kryesore Show Biz22:40 - 24 April, 2018

Dukesha solli në jetë një princ, por ka shumë rregulla që duhet ti ndjekë

Të gjithë e morën vesh lindjen e princit më të ri të Mbretërisë së Bashkuar.  Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton...

Aktualitet22:39 - 24 April, 2018

Harrohet Roma historike, shkatërrohet nga Liverpool i Salah

Roma arriti që në çerekfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve të përmbyste Barcelonën, duke hyrë në histori me një...

Aktualitet22:34 - 24 April, 2018

Përmendet Roma/ Shënon dy herë në 4 minuta ndaj Liverpool

Pas 5 golave të Liverpool, si duket Roma është përmendur duke u kundërpërgjigjur me yllin e saj boshnjakun, Edin Dzeko...

Aktualitet22:33 - 24 April, 2018

VIDEO/ Shihni çfarë i bën Trump, Macron-it

Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron u paraqitën për fotografi në Zyrën Ovale,...

Kryesore Show Biz22:30 - 24 April, 2018

Foto/ Gigi feston 23 vjetorin me të gjitha shoqet e saj supermodele

Gigi festoi ditëlindjen e saj të 23-te në datën 23 të këtij muaji. Siç të gjithë e marrin me mend,...

Aktualitet22:21 - 24 April, 2018

“Pasardhësit e diktatorëve po qeverisin sot”/ Flet Rrahman Parllaku

Vijon intervista e ish-gjeneralit të dënuar nga diktatori Enver Hoxha, Rrahman Parllaku me gazetaren Eni Vasili në studion e emisionit...

Aktualitet22:17 - 24 April, 2018

Liverpool shkatërron Romën/ Salah shënon dy gola dhe dy “gjysmëgola”

Mohamed Salah, është egjiptiani me këmbë “të arta”, por që nuk u vlerësua si duhet nga Roma dhe u shit...

Aktualitet22:11 - 24 April, 2018

Pamjet makabre: Si vriten dhe hidhen qentë në landfillin e Sharrës

Emisioni “Stop” sjell sot pamje ekskluzive e makabre të mënyrës sesi janë vrarë qentë dhe më pas janë hedhur në...

Aktualitet22:04 - 24 April, 2018

Romën e zë “haku” i Salah/ Liverpool shënon golin e tretë

Mohamed Salah, është egjiptiani me këmbë “të arta”, por që nuk u vlerësua si duhet nga Roma dhe u shit...

Aktualitet22:01 - 24 April, 2018

Ministri akuzohet se ka dhënë mbi 630 mijë euro subvencione pa bazë ligjore

Ministri i Infrastrukturës akuzohet se pa asnjë bazë ligjore ka dhënë subvencione në shumën mbi 630 mijë euro. Kjo është...

Aktualitet21:51 - 24 April, 2018

Rrahman Parllaku flet për Liri Belishovën

Rrahman Parllaku, ish-gjeneral i dënuar nga Enver Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në semisionin “Studio e Hapur” në...

Aktualitet21:40 - 24 April, 2018

Mbyllet pjesa e parë e sfidës Liverpool-Roma/ Salah shënon dy herë dhe hyn në histori

Medie të ndryshme e kanë quajtur futbollistin egjiptian që luan për Liverpool-in si një “makth” për skuadrën italiane të Romës,...

Aktualitet21:40 - 24 April, 2018

Vdekja e aktorit Kurti/ Kryeprokurori Gjakovës tregon detajet

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së aktorit të serialit “O sa mirë”...

Aktualitet21:27 - 24 April, 2018

“Makthi” i Romës del i vërtetë/ Salah kalon Liverpool-in në avantazh

Medie të ndryshme e kanë quajtur futbollistin egjiptian që luan për Liverpool-in si një “makth” për skuadrën italiane të Romës,...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Messi kërkon pagë të majme / Barcelona heq dorë nga stadiumi

Barcelona është gati të bëjë gjithçka për të rinovuar me yllin e skuadrës, Leo Messi. Klubi katalanas po planifikon të...

Close