LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Lushnje/ Policia identifikon autorët

12 Tetor 2017, 09:26, Aktualitet CNA

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur  ?Kryqëzimi i Urës së Përroit? ku u qëlluan me armë zjarri e për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Zamir Latifi, 26 vjeç, banues në Lushnje, dhe Jurgen Hoxha, 26 vjeç, banues në Lushnje si dhe u plagosën 2 persona të tjerë, grupi i posaçëm hetimor zbardhi autorësinë dhe shpalli në kërkim 2 persona.

Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas.

Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë shtetasit Laert Haxhiu dhe Oregs Bilbili të cilët janë shpallur në kërkim. Policia po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga