LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Vasilit/Edi Ramës i kutërbojnë poturet nga kanabisi

12 Tetor 2017, 11:36, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetin social Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Rama për moszbatim të ligjit duke denoncuar rastin e një mësuaese në Kamëz e cila ishte larguar nga puna.

Vasili shkruan se ?A ka turp ky shkollëpaku? Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë, që medemek ai respekton rregullat, ligjet edhe për preshin, lakrën dhe sallatën etj etj?.

Më tej kreu i Grupit të LSI sjell rastin e një mësueseje në Kamëz, ?Po mësuesen në Kamëz, Hamide Qemirani, banditizmi i qeverisë e zbon nga puna, me çfarë rregulla a ligje e heq ky kryeministër?
Jo mor jo, ky shkollëhiçi ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe të Internim dëbimeve, s’ka ky asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin. Këtë nuk e zë gjumi vetëm që të lulezojnë kanabisi dhe koncesionet, se shteti ligjor na la shëndenë?.
Shteti ligjor s’ka hiç të bëjë me poturet e këtij, që kutërbojne nga kanabisi, thekson Vasili, mësuesja Hatixhe dënohet pa ligj nga kanabisti në krye të qeverisë. Ky është morali i histerive mediatike të shtetit që ka rënë, përfundon kryetari i grupit të LSI./CityNews

 

Lajmet e fundit nga