Connect with Us

Vjehrri denoncon Live nusen: Na vodhi çdo gjë, s’na la as varësen e djalit të vdekur

Aktualitet

Vjehrri denoncon Live nusen: Na vodhi çdo gjë, s’na la as varësen e djalit të vdekur

Publikuar

-

Një histori e pazakontë është transmetuar Live në News 24 sot në emisionin “Me zemër të hapur” .

Nusja hajdute denoncohet për herë të parë në një studio televizive nga ish-vjehrri i saj, i cili thotw se nusja 22-vjeçare grabiti paratë dhe sendet prej floriri në banesën e burrit dhe wshtw larguar duke bërë divorcin.

Vjehrri i Sonelës, Nikolla Shoshari ka treguar se si nusja e djalit të tij, Esmeraldit, i ka vjedhur paratë dhe varësen e djalit të vdekur.

Ai gjithashtu e akuzon se i ka gënjyer për një kohë të gjatë, si për shkollën që kishte nisur ashtu edhe për tradhëtinë bashkëshortore që i kishte bërë të birit.

“Filloi me gënjeshtra. Gënjeshtra e parë ishte dega e studimit, që nuk ishte stomatologji. Djali e ka gjetur me dashnor në facebook, po ai e fali se i thoshte duke qarë nuk e bëj më. Çfarë nuk i kemi blerë, laptop e të gjitha, po na u vodhën gjëra, shtëpia na u vodh. Se kur v idhet shtëpia, thyhen dyer e dritare, po s’kishte asnjë dëmtim, vidhej nga brenda. Motra më lajmëroi që ishte vjedhur banesa në fshat. Ne ishim në Amerikë, por unë doja ta kaloja me të urtë se kisha frikë se i binte infarkt babait. E kaluam gjithmonë në heshtje se ishte nusja në mes. Më pas më vdes babai. Nënën e kishim 8 vite në shtrat. Vëllai më thotë do e marr me vete në Greqi. Më pas më vdiq dhe nëna. Kushëriri im e çon në Kozare, dhe të babait i thotë, më jep lekë se vjehrri nuk ka për të varrosur nënën. Këtë e zbulova më vonë unë. Unë e mora në telefon më pas dhe i thashë që nuk kam lidhje me këtë. Ai ishte ndjerë shumë i fyer. Ish-nusja e kërkoi divorcin pasi e zbuluam për vjedhje,” tregoi Nikolla.

Ai gjithashtu bëri fajtore të të gjithë kësaj ngjarje motrën e vet e cila i kishte një borxh prej 8 milionë lekësh krushkut dhe si për ta larë atë, i premtoi se do t’i martonte të bijën me një djalë që jetonte në SHBA, që ishte i nipi, Esmerald Shoshari.

“Kur je me nusen në shtëpi, nuk i kyç gjërat, se e ke të shtëpisë. Por gruaja ime tha se i mungonin gjërat. Bashkëshortja ime të gjitha dollarët i bën me vizë, që ta verifikojë a ka dorë apo jo, gruas dhe djalit tim nuk i doli gjumi dy ditë e dy net. Djali im e çon tek i ati dhe i thotë kjo vajzë ka bërë këtë këtë. Motra ime është pozicionuar është nga ana e vajzës, duke thënë se ja keni vënë ju lekët në çantë. Motra ma ka bërë mua, Ka qenë ajo shkaktarja në këmbim të 8 mln lekëve që motra i kishte krushkut, duke i bërë këtë mblesëri që borxhi të harrohej.” rrëfeu Nikolla Shoshari.

Historia
Nikolla Shoshari është me origjinë nga Berati dhe në viti 2001 emigron drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kuruar djalin 16 vjeçar të asaj kohe

Djali vuante nga tumori dhe ndërron jetë në një spital në Neë-York. Pasi varrosi djalin në Shqipëri dhe pasi morën veten nga kjo dhimbje, familja Shoshari vendos që në 2005 të emigrojnë të gjithë drejtë SHBA-së.

Familja përbëhej nga vetë Nikolla, bashkëshortja dhe tre djemtë. Ata sistemohen dhe nëna me djalin e madh Esmeraldon vinin çdo vit ne Berat për të kujtuar djalin e tyre qe iku nga kjo jetë.

LEXO EDHE:  Foto-Deputeti plas “bombën”/ Kush është zyrtari i lartë i PS që mori tokë për të mbjellë drogë

Gjate ardhjeve në Shqipëri, një e afërme e familjes, motra e Nikollës, vendos t’i bëjë per nuse Esmeraldos një fqinjen e saj. Ajo ishte nga fshati Kozare e Kucoves dhe ishte ne vitin e fundit të gjimnazit. Vajza në fjalë quhet Sonela Suli. Dy te rinjte u pelqyen dhe vazhduan lidhjen e tyre, ku e finalizuan ne vitin 2013 duke u celebruar zyrtarisht.

Esmeraldo filloi te vinte shpesh në Shqipëri, pasi tashmë kishte më shumë arsye. Vajza mbaroi gjimnazin dhe dëshironte të shkonte me studime të larta në Tiranë. Kete gje e pranoi dhe bashkeshorti, i cili i paguante çdo shpenzim.

Problemet nisin që në momentin kur vajza niste në Tiranë me studime. Ajo genjen familjen e burrit duke i thene se vazhdonte për mjekësi, nderkohe ishte në një universitet privat për Inxhinjeri Inerte.

Në shkurt të vitit 2015, Nikolles i vdes babai dhe vjen në Shqipëri ku varros te atin dhe ikën serish në Amerikë. Per fatin e keq pas pak diteve dhe konkretisht ne prill te atij viti, Nikolles i vdes nena dhe ai detyrohet te kthehet serish.  Në këtë kohë nusja e djalit i thote se do vinte dhe ajo ne varrim. Ku vjehrri shkon e merre tek shtepia nusen e djalit.

Nusja i kishte marre babait të saj 2 milon lekë të vjetra me pretendimin qe ia kishte kërkuar vjehrri për të varrosur nenen e tij, ndërkohë që Nikolla nuk ishte fare ne dijeni.

Në gusht te vitit 2015 vajza aplikon për vizë amerikane që të shkonte tek bashkëshorti. Në këtë muaj vdes nëna e Maries ( vjehrra). Ajo sebashku me djalin Esmeraldon vijne në Shqipëri. Pasi varrosin nenen, ata shkojne ne banesën e tyre në Durrës dhe marrin me vete dhe nusen Sonelën.

Maria kishte me vete 800 dollare amerikan në çantën e saj dhe një varëse floriri. Kjo varëse kishte shume domethënie për Marien, pasi ishte varësja e djalit që i kishte vdekur. Atë varse ia ka hequr nga qafa te birit kur dha shpirt ne spital dhe prej 13 vitesh e mbante në çanten e saj, si kujtimin e fundit që kishte nga i biri. Vleren shpirterore te varses e dinin te gjithe dhe Sonela, nusja e djalit. Por, kur ishin ne banesen e tyre nusja i vjedh vjehrres parate dhe varsen e saj.

Aty plas skandali, pasi Maria akuzon fillimisht djalin, por ai e mohon. Ne fund ajo i drejtohet nuses dhe ajo i thote se i kishte marre dhe del nga shtepija e ikën.

Familja Shoshari shkon ne familjen e krushkut Fadil Sulo për t’i thene çfare kishte ndodhur dhe se do te prishnin miqësinë. Babai  nuses thote se parate nuk do ia kthente, pasi ai kishte marre 2 milion lek për varrimin e nenes. Aty zbulohet se si Sonela kishte gënjyer dhe babain e saj.

Nder te tjera, ata zbulojne se Sonela e kishte tradhtuar djalin me përpara. Ata kane zbuluar jetën e Soneles ne Tirane si studente, dhe padyshim foto dhe me të dashurin e saj te ri.

Pasi ndahet miqesia, familja ikën në Amerike. Ne vitin 2016 dhe konkretisht në dhjetor familja e nuses bën divorcin dhe pala tjeter nuk vihet në djeni.

Sot, ish vjehrri i Soneles është në studion tonë për të rrëfyer këtë histori të rëndë./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Artan Fuga publikon portretin e rrallë të Skëndërbeut/ “Atë duhet të varim në mure”

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga ka publikuar një portret të rrallë të Gjergj Kastriotit (Skëndërbeu”.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se Gjergj Kastrioti ishte në radhë të parë një mendimtar i madh, ai formësoi në ide kombin politik shqiptar, krijoi shtetin kombëtar të shqiptarëve shumë kohë përpara sesa atribuohet, përkrahu dhe u mbështet te intelektualë që gjuhën shqipe e futën në institucione, ishte në lartësinë e mendimit- humanist të kohës, dhe pastaj ishte shtetar, dhe pastaj edhe luftëtar që udhëhoqi bashkëkohësit e tij në beteja.

Sipas tij, ky është portreti që duhet të varim në mure në shtëpitë tona.

Po kjo a ju pëlqen?

Ky është mbret, jo thjesht kordhëtar!

Pyes ata të shkretë që ngatërrojnë gjininë e portretit, ku kapet thelbi psikologjik i personit, me fotografinë, dhe që analizën psikologjike të imazhit e zëvendësojnë me fyerje, me çjerrje, shkulje flokësh, etj. !

Mua më pëlqejnë më shumë këto sesa ato ku e paraqesin heroin tonë si body bilding.

Janë më njerëzore.



Shihini me kujdes! A nuk kanë ngjasime fizionomie dy portretet?

Gjergj Kastrioti ishte në radhë të parë një mendimtar i madh, ai formësoi në ide kombin politik shqiptar, krijoi shtetin kombëtar të shqiptarëve shumë kohë përpara sesa atribuohet, përkrahu dhe u mbështet te intelektualë që gjuhën shqipe e futën në institucione, ishte në lartësinë e mendimit- humanist të kohës, dhe pastaj ishte shtetar, dhe pastaj edhe luftëtar që udhëhoqi bashkëkohësit e tij në beteja!

Ai nuk luftonte kot, por në radhë të parë sepse kishte një ide.

Nuk ishte palla e tij magjike, nuk ishte as thjesht krahu i tij muskuloz sepse të fortë fizikisht kishte gjithandej, por ishte shpirti dhe mendja e tij që diti të frymëzojë, të udhëheqë si strateg, të bëjë diplomaci, që duhet të dalë në radhë të parë!

Këto portrete të lëna pas dore nëpër muzera nuk duhen lënë mënjanë sepse na shërbejnë!

Unë mendoj se ato duhet të varim në mure, si stërnipër që jemi!

Përse të sillemi si “derra”?”-shkruan Artan Fuga./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Vatra” nderon Dritan Demirajn me “Medaljen a Artë të Lirisë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është nderuar nga Federata Panshqiptare “Vatra” me “Medaljen a Artë të Lirisë”.

Lajmi është bërë I ditur nga vetë Demiraj, I cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se vlera e kësaj decorate për të është e veçantë, për shkak se iu dorëzua, sikurse cilëson ai, në ditën më të shquar të Shqiptarëve, Ditën e Flamurit dhe te Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Të nderuar miq!

Kam kenaqesinë dhe privilegjin të ndaj me Ju një moment tjetër të rëndësishëm të jetës time.

Me rastin e ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Panshqiptare “Vatra” me dekoroi me “Medaljen a Artë të Lirisë” me motivationin:

“Për kontribut të jashtezakonshëm në sherbim të Atdheut, si strateg ushtarak i lartë, si drejtues i spikatur në misionet luftarake, si përfaqesues i shquar i Shqipërisë në koalicionin e luftës kundër terrorizmit global, për kontributin akademik dhe si ekspert i sigurisë kombëtare”.

Gjate karrieres sime të gjatë ushtarake, akademike, sportive dhe modeste në politikë kam marre vleresime, medalje dhe dekorata të shumta, por vlera e kësaj dekorate është e ndryshme për dy arsye:



LEXO EDHE:  Foto-Deputeti plas “bombën”/ Kush është zyrtari i lartë i PS që mori tokë për të mbjellë drogë

LEXO EDHE:  Foto-Deputeti plas “bombën”/ Kush është zyrtari i lartë i PS që mori tokë për të mbjellë drogë

Së pari për shkak se mu dorëzua në ditën më të shquar të Shqiptareve, Ditën e Flamurit dhe te Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Së dyti sepse vleresimi mu dha nga Federata Panshqiptare “Vatra” institucioni me i vjetër, dinjitoz, patriotik, demokratik, intelektual dhe kombëtar në disaporë, SHBA dhe jo vetëm.

Me këtë rast dëshiroj ti shpreh mirenjohjen më të thellë kryetarit te Vatres z. Elmi Berisha, presidentit te nderit z. Agim Rexha dhe z. Alfons Grishaj.

Padyshim qe kenaqesine e mbremjes e shtoi edhe prezenca e kolonel Edmond Dodes, mikut tim Mondi Rakaj dhe Mersin Gjinit.

Zoti i bekofte gjithe Shqiptaret kudo në bote.”-shkruan Demiraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohen banesat në Shtyllë të Korçës/ Zbardhen dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy banesa janë djegur në fshatin Shtyllë të Korcës, pas një zjarri që ka prekur një nga godinat e fshatit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Njoftimi i policisë:



Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku“./CNA.al

LEXO TE PLOTE