Connect with Us

Shqiptari 25-vjeçar i vjedh 10 000 euro dashnores italiane 60-vjecare

Aktualitet

Shqiptari 25-vjeçar i vjedh 10 000 euro dashnores italiane 60-vjecare

Publikuar

-

Gjykata e Trentos në Itali po gjykon një rast të rrallë vjedhje me anë të mashtrimit. Në vitin 2014 një shqiptar 25-vjecar zë miqësi me një italiane 60-vjecare. Duke përfituar nga gjendja e vetmuar dhe e sëmurë e italianes ai i ofron miqësi, afeksion e lidhje dashurie. Duke banuar në shtëpinë e italianes i riu shqiptar përfiton nga fakti, që ajo shtrohet në spital dhe i merr kartën bankare. Me kartën bankare ai tërheq në bankomate të ndryshme herë pas here euro deri sa në fund fare e ka “tharë” komplet kartën duke vjedhur thuajse 10 000 euro, pa future në hesap një orë dore të shtrenjtë dhe një lap-top të dhuruara nga 60 vjecarja mikut simpatik shqiptar. Zhigolonë shqiptar tahmaja e madhe e la pa gjë fare e të pandehur në Gjykatën e Trentos!/ CityNews

Nga Gjergj THANASI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi do hapte oreksin e grekut..” / Ngjela tregon dy emrat që propozuan idenë

Publikuar

-

Nga

“Ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi do hapte oreksin e grekut..” / Ngjela tregon dy emrat që propozuan idenë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ngjelës çështja u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

Ngjela thotë se Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste, njihet për afrimitetin me Serbinë, çka u dëshmua edhe nga qëndrimet e kryeministrit italian Masimo Dalema gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Ngjela thotë më tej se ky shkëmbim territoresh do të kishte hapur oreksin e Greqisë për të ashtuquajturën “Vorio Epir”.

Analiza e plotë

Tani ka dalë e qartë nga politika gjermane se, marrëveshja për çështjen e ndërrimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, u propozua dhe u strukturua nga Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

l.
Gjithkush që e njeh politikën italiane e di se e majta e komunistëve italiane ka qenë gjithmonë aleate e Serbisë. Edhe Masimo Dalema, kryeministër italian i vitit 1999, gjatë bombardimeve të Serbisë, ishte më rezistenti kundrejt Bill Klintonit në angazhimin e NATO-s; por Klintoni e theu me dhunë. Më pas, Dalema ktheu, dhe kërkonte ndalimin e bombardimeve kundër Serbisë, por Kintoni nuk e pyeti më fare.
Një e tillë ishte edhe Mogherini, aktiviste e ish Partisë Komuniste italiane. Prandaj qenia e saj si përfaqësuese e negociatave Kosovë-Serbi, i krijoi shumë dëme çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Veç kësaj, sigurisht që gjithçka për ndërrimin e territoreve ka ardhur edhe nga prezenca e Hashim Thaçit, i cili, pikërisht për këtë fakt, do ta ketë shumë të vështirë të ardhmen e tij.



E gjithë kjo vërtitje e vjetër, e rrotulluar nëpër rrathët serbë të Esat Pashës, tani ka dështuar, por duhet të kujtohemi se, në këta rrathë, u vërtit edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse edhe ky u shpreh disa herë për ndërrimin e territoreve, dhe kjo të bën të mendohesh thellë. Por, kryeministri shqiptar është mirë të bëjë apologjinë e tij, dhe jo bishtnimin në përgjigje.

ll.
Ai që e njeh mirë historinë e Shqipërisë e di mirë se i gjithë synimi serbo-grek ka qenë, jo te bllokimi i çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por te shpërbërja e Shqipërisë.
Të gjithë pushtuesit e territoreve shqiptarë e kanë ditur dhe e dinë, që, nëse nuk shpërbëhet Shqipëria, ata janë të munduar.
Pikërisht këtu del kjo pyetje: çfarë do t’i sillte Shqipërisë ndërrimi i territoreve, duke i dhënë Kosova Serbisë Mitrovicën?

Po, tani është e kuptueshme: menjëherë do të lindte sërish apetiti grek për atë që i thonë Vorio Epir, dhe siç duket, shenjat janë se mund të kenë pasur segmente këtu, në politikën e lartë dhe nëpër kishat ortodokse greke në Shqipëri. Duhet ta dimë se, këto kisha ortodokse sot këtu, janë dhurata të Berishës kundër veprës së Fan Nolit – ortodoksia shqiptare sot nuk e ka kishën e vet në Shqipëri, kjo aktualja është kishë greke, më saktë: agjenturë greke.

LEXO EDHE:  Vrau Dritan Haxhollin me armën e shërbimit/ Lirohet ish-zyrtari i Burgjeve Bledar Toçi

LEXO EDHE:  Dënohen 3 britanikët/Kalonin në mënyrë të paligjshme emigrantët shqiptarë përmes kanalit Kent

Megjithatë, po ta shohësh me vëmendje si kronologji, pikërisht këtu doli në skenë drejtpërsëdrejti kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila me një ndërhyrje tipike të forcës gjermane në politikë, tha botërusht: nuk mund të këtë ndërrim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo hap një precedent lufte në Ballkan e më gjerë.

lll.
Sot gjithkush duhet të jetë i qartë se ndërrimi i Territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, destabilizonte të gjithë Shqipërinë, dhe rrezikonte sovranitetin e Shqipërisë, në një kohë që, as që mund të flitej më për Kosovën, sepse ajo do të mbetej si një territor i braktisur. Në fakt, tani është e qartë se kjo ka qenë një skemë e politikës ruse, por që tani ajo ka dështuar.

E gjithl kjo skemë, që nuk u realizua dot, kishte edhe në Kosovë segmentet mediatike të ofruara nga Moska dhe Beogradi. Ato janë ende aktive, por nuk kanë fare hapësirë audiencë, sepse janë ngritur kundër Shqipërisë. Janë ca gazetarë kosovarë, pabuksa dhe me familje vjetërsisht të lidhura me Beogradin, që paguhen nga Moska dhe Beogradi, por që janë të lexueshëm dhe që po diskreditohen dita-ditës.

Këta nuk mund të kenë kurrë fuqi ta mposhtin patriotizmin shqiptar në Kosovë dhe të krijojnë pështjellim panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Dëgjojini se çfarë budallallëqesh historike tjerrin si gënjeshtra, të kuptoni se çfarë injorantesh janë. Turp për ta! se shqiptarët i përbuzin edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.
Dëgjohini edhe disa hoxhallarë injorantë në Kosovë, që dallohen që nuk janë me prejardhje shqiprare, si flasin kundër historisë së Shqipërisë, dhe, veçanërisht, kundër Gergj Kastriot Skënderbeun.

Politika serbe e ka një tmerr historik Skënderbeun, dhe tani, me të paguarit e saj, në Prishtinë dhe në Tiranë, hidhen kundër figurës së tij.
Shqiptarët qeshin me përbuzje.
Por ka edhe një figurë parabolike që iu përshtatet në këtë rast: qentë kanë mijëra e mijëra vjet që i lehin hënës, kurse ajo shkëlqen me feksje dhe qesh me ta, gjithmonë në udhën e saj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me armë komshiun/ Policia identifikon autorin e ngjarjes në Astir

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë komshiun/ Policia identifikon autorin e ngjarjes në Astir

Është identifikuar autori i plagosjes së shtetasit Spartak Beqarajt në Astir.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se autori është shtetasi me iniciale A.M 20 vjeç, i cili është ende në kërkim.

Mësohet se 20-vjeçari jetonte në të njëjtin pallat me 45-vjeçarin ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë



Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

LEXO EDHE:  Tërmeti në Itali/Rëfimi nga e mbijetuara: Ka zëra nga nën rrënojat bërtasin për ndihmë

LEXO EDHE:  Fshehën kokainën në pemën e krishlindjeve/ Në pranga dy shqiptarë në Itali

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kryeministri Hoti pret të hënën delegacionin amerikan, mes tyre dhe Richard Grenell

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Hoti pret të hënën delegacionin amerikan, mes tyre dhe Richard Grenell

Kryeministri Avdulla Hoti do të presë ditën e hënë delegacionin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

Hoti do të presë kryesuesin e delegacionit, Adam Boehler, i cili është njëherësh edhe drejtues i Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim (DFC) si dhe ambasadorin Richard Grenell, ky njëherësh edhe i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pjesë e delegacionit do të jetë edhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të departamentit të Energjisë dhe Tregtisë së SHBA-së.

LEXO EDHE:  Vrau Dritan Haxhollin me armën e shërbimit/ Lirohet ish-zyrtari i Burgjeve Bledar Toçi



Vizita e delegacionit amerikan vjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit arritur mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe marrëveshjeve të tjera që ka arritur Izraeli me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni.

LEXO EDHE:  Megaoperacion antidrogë në Itali/ Shkatërrohet banda me 13 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Në politikën e brendshme, marrëveshja i ka sjellë qeverisë së kryesuar nga Hoti mjaft kontestime sidomos nga ana e opozitës./Euronews

 

LEXO TE PLOTE