LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Ilir Meta vizitë zyrtare në Kosovë

11 Tetor 2017, 07:34, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis sot për një vizitë shtetërore në Republikën e Kosovës me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi.

Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi. Gjithashtu do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Hajradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli,  zv.kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

Kjo është vizita e parë shtetërore në Kosovë e Metës në postin e presidentit.

Presidenti Meta do të takohet edhe me krerët e partive parlamentare si dhe do të zhvillohen homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit ?Adem Jashari? në Prekaz-Skënderaj./CityNews

Lajmet e fundit nga