LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasi të moshuarin/ Arrestohet 47-vjeçari

11 Tetor 2017, 14:34, Aktualitet CNA

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  Miri Terolli, 47 vjeç, banues në Zvezdë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ?Mercedes-Benz? me targa AA384OR, është përfshirë në një aksident me mjetin tip traktor bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin S.M, 70 vjeç, banues në Sovjan. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Sovjan.

Për pasojë ka marrë dëmtime 70-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve./CityNews

Lajmet e fundit nga