LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Guvernatori i Bankës, si ministër i Edi Ramës

11 Tetor 2017, 10:23, Aktualitet CNA

Banka e Shqipërisë nga viti 2015 ka Guvernator Gent Sejkon, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si njeriu që do të drejtojë këtë institucion për një periudhë 7-vjeçare.

Në mbështetje të nenit 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, Guvernatori vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj dhe si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ai përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë.

Në fakt më shumë se Guvernator i Bankës, Gent Sejko është qehajai i qeverisë dhe Edi Ramës, prej dy vitesh institucioni kryesor financiar i vendit është kthyer në Grup Polifonik që thjeshtë mban ison e politikave të Edi Ramës.

Banka e Shqipërisë ka dy nga detyrat kryesore të saj siç janë mbajtja nën kontroll e inflacionit, pra që masa e parasë mos të jetë e pakontrrolluar si dhe të supervizojë dhe kontrollojë sistemin bankar të Shqipërisë. Këto dy detyra kryesore Sejko i ka harruar. Ai shqetësohet më shumë që Edi Rama apo Arben Ahmetaj të kënaqen me deklarimet apo qëndrimet e tij. Pra b?lëpirja është misioni i tij në krye të Bankës së Shqipërisë duke siguruar edhe miliona të ardhura çdo muaj për xhepin e tij.

Në një qoshe ku nuk e ngacmon askush, ai thjesht mbush thesin duke i kënduar qeverisë.

Problem më shqetësues për të janë raportet me statistika dhe të dhëna pro qeverisë sesa realiteti që prekin qytetarët çdo ditë. Sejko ka hallin e raporteve pro qeverisë të cilat i bëjnë fresk kryeministrit dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Dje ka qenë një ditë e lumtur për Sejkon kur Ministri Ahmetaj lexonte dhe vlerësonte shifrat e Guvernatorit që mediat e kanë cilësuar si të paaftë dhe pa karrierën e duhur për tu zgjedhur në krye të BSH.

Citynews do sjellë të tjera fakte dhe detaje në lidhje me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe skandalet që fsheh institucioni që drejton ai./ CityNews

Lajmet e fundit nga