LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fqinji denoncon ish-deputeten e PS-së për ndërtim pa leje

11 Tetor 2017, 12:29, Aktualitet CNA

Një person në Durrës ka bërë denoncimin se në shtëpinë e ish-deputetes socialiste Esmeralda Shkjau po ndërtohet pa leje.

IKMT ka zbarkuar në Durrës për të parë situatën nga afër.

Mësohet se deputetja ka ndërtuar një shtesë në katin e 6-të të pallatit me gjasa pa leje. Kjo shtesë është bërë mbi banesën ekzistuese ku jeton Shkjau.

Ndërkohë ekspertët do të bëjnë verifikimet e rastit dhe do të vendoset nëse do të prishet apo jo objekti. Ndërtimi ndodhet në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit./CityNews

Lajmet e fundit nga