LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Xhafa një zhgënjim/Rama ka raport të fortë me krimin

11 Tetor 2017, 21:03, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Fakt?, Blendi Fevziu, ka folur për çështjen aktuale të shtetit dhe dominimin e krimit, ndër to rasti i Elbasanit.

Gjatë bisedës Fevziu ka shprehur vlersimin dhe bindjen që Fatmir Xhafa mund ta zotëronte ministrinë e Mbrojtjes dhe se do të bënte një kthesë të fortë në goditjen ndaj krimit, por ka deklaruar zhgënjimin pasi ka një tërheqje nga Xhafa, ka lënë të nënkuptohet.

?Ajo që ndodhi në Elbasan më bëri të kuptoj që Xhafa o është i pa aftë o i pamundur, pra i lidhur për të reaguar sepse nëqofëse në rrethana tjetër dikush do të ishte ministër i Brendshëm duhet të shkonte të vendosej në Elbasan dhe të shikonte se çfarë po ndodh atje, unë e kam thënë krimi në Shqipëri për hir të së vërtetës dhe për fatin tonë të keq, nuk është krim i fshehur?, ka theksuar Blendi Fevziu.

I pyetur për lidhjen e Ramës më krimin Fevziu ka pohuar se ka një raport shumë të fortë, kjo referuar qeverisë Rama 1, ku u evidentuan persona me të shkuar kriminale.

?Deri tani po tregon që ai ka një raport shumë të fortë, mënyra se si ai futi persona me të shkuar kriminale në qeverisjen e vendit në parlamentin apo në bashkitë qendrore ishte një nga zhgënjimet e mia më të mëdha?, ka pohuar Fevziu. . /CityNews

 

Lajmet e fundit nga