LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet vrasja në Fier/ Arrestohet autori

10 Tetor 2017, 11:54, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka arritur të arrestojë autorin e vrasjes se ndodhur një vit më parë në Mallakastër.  Ai është Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fshatin Kalenjë, kur në nëntor të vitit të kaluar një bari gjeti në pyllin e këtij fshati kufomën e 57 vjeçarit, të cilin policia e identifikon vetëm me iniciale Sh.D.

Ky i fundit, rezultonte i zhdukur që prej datës 14 të atij muaji.

Në cilësinë e provës materiale, Yzeirajt i është gjetur celulari i viktimës.

Ndërkohë autoritet vijojnë punën për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje./CityNews

Lajmet e fundit nga