LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Sherri i plotë. Ofendime live në spektakël mes Fiori Dardhës dhe Robert Aliajt

10 Tetor 2017, 12:00, Aktualitet CNA

Ata të dy kanë qenë në qendër të debateve përgjatë çdo jave të spektaklit. Bëhet fjalë për gazetaren Fiori Dardha dhe Robert Aliaj, të cilët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në mbrëmjen e sotme në spektaklin e kërcimit ?Dance With Me? në tvklan.

Debati nisi për dhunën ndaj grave në familjet shqiptare. Ka qenë një fjali e anëtarit të jurisë Robert Aliaj për çiftin Xheni-Benardi, i cili u shpreh se ?të paktën me pëlqen që ju të dy kërceni bashkë sepse të gjithë këta hanë dajak nga burrat?.

Pas këtij momenti, ka ndërhyrë ashpër Fiori Dardha. ?Bashkëshorti im nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjerë gruaja jote?, i tha Fiori, Robert Aliajt. Sakaq, Valbona Selimllari i ka dalë në krah dhe ka mbrojtur kolegun e saj Robertin, duke i kërkuar Fiorit që të qetësohej dhe të mos reagonte ashpër.

?Kjo është e vërtetë e dhimbshme. Meshkujt shqiptarë shumicën e rasteve janë të dhunshëm. Fiori, Berti nuk t?u drejtua ty?, u shpreh Valbona Selimllari.

Roberti ka folur përsëri dhe i kërkoi produksionit që t?i hiqte nga dora Fiorit mikrofonin pasi i dukej si ?akullore?.

?Çoja gruas tate në shtëpi?, iu drejtua më pas gazetarja Fiori Dardha, duke përplasur mikrofonin.

Valbona Selimallari: Thamë që nuk do ta kalojmë në personale? Vendosi kufij debateve.

Albi Nako: Tani më duket sikur kam ardhur te Fevziu dhe duhet të flas për baletin.

Pas disa minutash, situata u qetësua dhe Fiori Dardha u rikthye në skenë duke thënë se ndihej e ofenduar dhe nuk mund ta vazhdonte më spektaklin.

Fiori Dardha: Rrugëtimin tim unë e mbyll këtu dhe ju uroj shumë suksese. Falënderoj të gjithë produksionin.
Robert Aliaj: Unë përgjithësoj dhe nëse dikush e merr personale?

Por pas ndërprerjes publicitare ka ndërhyrë bashkëshorti i Fiori Dardhës i cili pas negociimit me produksionin, i kërkoi bashkëshortes së tij që të mos tërhiqej nga ky spektakël. Fiori u rikthye në skenë dhe performoi me sukses./ CityNews

Lajmet e fundit nga