LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shullazi”/ Dëshmia e Haki Çakos në gjyq: Për kërcënimin u informova nga Ministrja Nikolla. Ç’më tha Dhori Kule

10 Tetor 2017, 17:55, Aktualitet CNA

Në mesin e personazhet VIP që dëshmuan në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Kryepolici i tha gjykatës se për kërcënimin e kandidatit për rektor u informua nga dikastere të tjera dhe jo nga strukturat e policisë.

Ai theksoi se profesor Dhori Kule kishte akuzuar Emiljano Shullazin si një nga kërcënuesit e tij.
?Në prill të 2016, datën s?e mbaj me saktësi, më telefonoi ministrja e Arsimit dhe me informoi për kërcënimin e profesorëve. U takuam në një ambient afër gjykatës Kushtetuese. Në takim ishte edhe Dhori Kule. U diskutua për një kanosje që i ishte bërë Mynyr Konit. Kule na informoi se kanosja ishte bërë nga disa persona, mes të cilëve ishte dhe Shullazi?, tha kryepolici në Gjykatë.

Çako foli më tej për masat e marra lidhur me ngjarjen.
?Pasi u njoha me ngjarjen, kam thirrur drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe Ardian Çipën. Të gjithë kemi shkuar në zyrën e Ministritë të Brendshëm Saimir Tahiri tek Garda e Republikës. Kam lënë porositë për ngjarjen. Lashë detyrë të merrej kontakt me Mynyr Konin për marrjen e kallëzimit?, deklaroi Çako.

Kryepolici shtoi se nuk ka dijeni për emrat e kërcënuesve, pasi me detajet janë marrë oficerët e policisë.

Emiljano Shullazi e pyeti Çakon se nga kush u identifikua ai si një nga autorët e kërcënimit. Ja përgjigjja e drejtorit të policisë:
?Dhori Kule gjatë bisedës tha se njeri nga personat që e kishin kërcënuar ishte Emiljano Shullazi?.

Kërcënimi sipas kreut të uniformave blu ishte përmes kontaktit fizik dhe qëllimi ishte detyrimi i Mynyr Konit për tu tërhequr nga gara për rektor.

Pas rrëfimit të kryepolicit, profesor Dhori Kule, që ishte i pranishëm në ambientet e gjykatës, njoftoi se për arsye shëndetësore nuk mund të qëndronte. Për të justifikuar largimin, kishte paraqitur një raport mjekësor.

Ish-dekani Shezai Rrokaj, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi Dhori Kule e kishte telefonuar duke i kërkuar takim, për shkak se i kishte ndodhur një ngjarje, që e përshkroi të ?papëlqyeshme?. Ai u shpreh se profesori i rrëfeu që disa persona i kishin kërkuar të mos mbështeste kandidaturën e Mynyr Konit për rektor, ndryshe do të kishte probleme. Rrokaj tha se miku i tij nuk i kishte thënë asnjë emër të kërcënuesve.

Majlinda Keta, sqaroi para gjykatës se komisioni i menaxhimit të zgjedhjeve për rektor në Univesitet, unanimisht refuzoi kërkesën për dorëheqje të kandidatit Mynyr Koni, pasi ishte paraqitur jo sipas kritereve ligjore.

Klodeta Dibra, rivalja e Konit në garë tha se me profesorin ka pasur marrëdhënie të mira, por për kërcënimin është informuar nga media. /BW

Nga Klodiana Lala

Lajmet e fundit nga