LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama sulmohet nga ish-aleatët / Duhet vizituar nga mjekët

10 Tetor 2017, 18:57, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë Edi Rama, dikur aleatë në qeverisje.

Teksa ka folur në një intervistë për “Tpz.al”, Kryemadhi është shprehur se partia e saj po bashkëpunon me Partinë Demokratike në aksionin opozitar, ndërsa u ndal edhe tek dikutimet në lidhje me shëndetin mendorë të Kryeministrit.

Ajo u shpreh se nuk është as psikologe e as terapiste, por sipas saj mjekët duhet të pyeten për t’i bërë një analizë Ramës.

?Unë nuk jam as psikologe dhe as terapiste, por unë mendoj që do të ishte më mirë të pyeten mjekët për t?i bërë një analizë z.Rama. Nga ajo që unë shikoj, ndjej dhe nga ato çfarë kemi nga eksperiencat tona të përbashkëta, Rama është një personazh, i cili kërkon që përgjegjësinë t?ua lërë të tjerëve. Ka frikë. Ka frikë nga zullumet që ka bërë?, – u shpreh ajo./CityNews

Lajmet e fundit nga