LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshesë në Hipotekë dhe Burgje/ Ministrja e Drejtësisë shpall vendet vakante

10 Tetor 2017, 11:55, Aktualitet CNA

Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë veprime konkrete pas deklaratave të forta të kryeministrit Rama Rama për llumin e krijuar nga LSI-ja sipas tij, në hipoteka e burgje ku siç tha ishin punësuar këngëtarë e infermierë.

Në një konferencë për shtyp sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se ka nisur reformimi i shërbimit në hipoteka dhe ftoi specialistët e ndershëm të aplikojnë.

Gjonaj tha se në çdo institucion, nëpunësit do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të partive politike.

Gjithashtu ministrja Gjonaj shpalli publikisht vendet e lira të punës dhe kërkoi nga qytetarët që të aplikojnë për këto pozicione vakante.

?Çdo qytetar, i cili përmbush kriteret ligjore për këto pozicione, të dërgojnë CV e tyre. Ju garantoj se proçesi i përzgjedhjes transparent dhe vlerësimi do të bëhet vetëm mbi baza meritokracie?-tha ndër të tjera ministrja Gjonaj./ CityNews

Lajmet e fundit nga