Connect with Us

Nga Ilir Levonja / Feja e shqiptarit është shqiptaria

Aktualitet

Nga Ilir Levonja / Feja e shqiptarit është shqiptaria

Publikuar

-

Eshtë një varg i poetit shkodran, Pashko Vasa. Ca e thërrasin Vaso Pasha, ose Vasko Shkodrani etj. Një intelektual shqiptar në botën otomane. Kulmin e karrierës e arriti kur mori drejtimin si mytesarif ose guvernator i Libanit më 1882. Dhe jo për pak, sa për të kaluar radhën, por plot 9 vjet. Koha kur Libani, një vend i vogël buzë mesdheut afro 1 milion banorë sapo kishte fituar disa të drejta më shumë deri tek autonomia, por me mbikqyrje nga porta e lartë. Koha e kolerës libaneze. Dhe do mbahet mend se i ndërtoi Bejrutit teatrin e parë. Një nga ata shkodranë që veç ai dhe’ di të nxjerri…,intelktual klasi.

Pavarsisht një tërësie veprash letrare, aktivitetit atdhetar si pjesëmarrës në nismën për lidhjen e Prizërenit, 1878 alfabetin shqip me gërma latine etj, ai rron e mbahet mend për poezinë, O moj Shqypni. E kam fjalën për masën.

Vargje që shqiptarëve u duhej t’ua kujtonte edhe sot, portieri i nacionales italiane, në prag të ndeshjes me Shqiperinë. Në lidhje me këtë ai na kujtoi edhe identitetin, atë sojin shqiptar në llojin e vet. Që në të vërtetë është, por shpesh jemi ne që e nëpërkëbim dhe e diskutojmë.

Këtë poezi e gjen të përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Ka vërtet një strukture të ngjeshur, por të rrjedhshme, me temp. Ndofta nga një plasje shpirti për shkak se nganjëherë ne të çudisim me zjarrminë për të qënë sa turq, po aq edhe grek. Madje këtu qëndron gjithë ajo hidhni që nuk dua ta quaj ironi, por thjesht një keqardhje e madhe shpirti. E kam gjetur edhe në version anglisht. Ja disa radhë… ”some believe in God or Allah?/ say ”I’m Turk” or ”I’m Latin”/ say ”I’m Greek” or ”I’m Slavic” ect. Me pak fjalë ato vargje që tashmë dihen. Me përfundimin prapë therës, konstatues, jo ironik, nuk kam dëshirë ta them…, por jeni vëllezër mor të mjerë.

Në fakt është një kohë e tërë kjo e sotshmja ku shqiptarët akoma nuk po e kuptojnë se për cilat virtyte na çmojnë të huajt? Cilat janë ato virtyte që ne i kemi dhe u bjem lehtësisht me këmbë. Duke u hequr më mysliman se myslimanët e orientit dhe më katolikë se katolikët e perëndimit.

LEXO EDHE:  Buffon ‘gjen qetësi’ pas Europianit/ Ja me kë...

Mirëpo sot shqiptarët i gjen si misionarë të xhihadit. Mbartës të një fryme persekutimi në lidhje me besimin. Aq sa me të drejtë një analist shtypi u tha disave syresh, që, kemi frikë të hapim gojën se ju lëndoheni. E vërteta është se mënyra e praktikimit të myslimanizmit ka minimizuar pikërisht shqiptarizmën. Femrat shamitosen aq fort sa nuk kanë asgjë të përbashkët me ato grate e kohës apo gjyshet tona shami bardha, napat e kokës. Ato gjyshe që mban memoria jonë. Ato gjyshër me faqe të bardha e të buta. Ndonjëri edhe me pak mustaqe. Por aq. Madje edhe ata hoxhallarë po nga memoria. Unë e kam përmendur dikur. Njerëz plot thjeshtësi aq sa edhe tespiet i shkonin nëpër gishta me elegance. Sot, një misionar të imponohet e të vë gishtin tek koka. Shkon deri në Malajzinë e largët të rekrutojë xhihadistë. Më keq në Kosovën martire. Nën preteksin e mburojës nga sllavizmi, i janë kthyer Turqisë deri në një çmenduri kolektive. Sikur duan të varrosin me duart e tyre atë shqiptarizmën rrezatuese që kanë në emrat e fëmijëve, si Valon, Drin, Fjollëz, Visar etj. Flasin për të drejtat e minoritetit turk në Kosovë. Kërcënojnë në emër të Allahut dhe Erdoganit. Tamam ato fjalët hidhnake, me plasje shpirti të Vaso shkodranit, po jemi shqiptarë more të mjerë.

Por nuk ke çfarë i bën.

Ka ekzistuar gjithmonë mes nesh një takëm, një dru e shtrëmbër. Ja pse sot të flasësh për fenë islame, praktimin e saj nga shqiptarët është një herezi. Një botë ku duhet të mendohesh para se t’i qasesh. Prandaj përpara se të na e kujtoj ky, italiani, Buffoni, bëjmë mire t’ia kujtojmë ne për ditë, vetes. E akoma më mire ata që predikojnë islamin a myslimanizmin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Flamur Shabani

    12 Tetor, 2017 at 12:41 am

    Të lumtë Ilir! Bash në kohë ka ardhur ky shkrim. Ca thonë jemi turq e ca kaurë, harrojnë që së pari janë shqiptarë.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në historinë e futbollit

LEXO EDHE:  Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në historinë e futbollit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  FOTO/ Gigi Buffon dhe Ilaria DʼAmico, pushime relaksuese në Versilia

LEXO EDHE:  Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në historinë e futbollit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: