LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu: Mamografët e lëvizshëm në të gjithë Shqipërinë

9 Tetor 2017, 12:31, Aktualitet CNA

Në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, mamografët e lëvizshëm ndaluan sot në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku kryen ekzaminimin e mamgrafisë falas gratë e punësuara në fasoneritë e zonës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, u ndal te rëndësia e kontrollit të gjirit për çdo vajzë dhe grua, pasi shpëton jetën!

 Gjithashtu Manastirliu u shpreh se mamografët e lëvizshëm do të shkojnë aty ku janë nevojat, duke u dhënë mundësinë grave dhe vajzave të diagnostikohen në kohë.

Manastirliu tha se po përmirësohet edhe flota e aparaturave për diagnostikimin e kancerit të gjirit, duket shtuar 5 mamografë të rinj për spitalet rajonale dhe një akserelator linear të dytë në spitalin Onkologjik.

Gjatë fjalës së saj Manstirliu bëri edhe një apel: ?Gjej rastin t?ju bëj thirrje të gjithë grave dhe vajzave, të gjejnë gjysëm ore kohë për të kryer këtë ekzaminim në spitalet dhe poliklinikat tona, përgjatë gjithë muajit, si paradite ashtu edhe në oraret e pasdites?./CityNews

Lajmet e fundit nga