Connect with Us

Horoskopi e hene 9 tetor

Aktualitet

Horoskopi e hene 9 tetor

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Bashkëpunimi ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do iu pengoje te ecni përpara dhe te mendoni me pozitivizëm. Beqaret nuk duhet te trishtohen nëse nuk do e krijojnë menjëherë një lidhje. Rëndësi ka qe sot ata do hedhin hapat e para drejt saj. Nëse kohet e fundit jeni treguar te arsyeshëm me financat, situata nuk do jete problematike.

DEMI21. prill – 21. maj

Mos bëni gabimin t’i premtoni partnerit gjera te cilat nuk mund t’i plotësoni dot sepse jo vetëm ai, por edhe ju do mërziteni pa mase. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do e bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Për financat dita do jete e shkëlqyer. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe te mblidhni disa para.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire sesa ju mendonit dhe kënaqësitë qe do përjetoni do jete te pafundme. Beqaret do kërkojnë lidhje ne fshehtësi dhe do ia dalin mbanë t’i gjejnë. Financat nuk priten te përbejnë as problemin me te vogël. Përfitoni nga ky fakt për te kryer transaksione.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Nëse çiftet kane kohe qe janë ne kërkim te harmonisë ne çift, sot nuk ehte koha e duhur. Do debatoni me partnerin mbi disa tema delikate dhe nuk do jeni aspak te qete. Beqaret do ndikohen negativisht nga yjet dhe nuk do kenë fat te gjejnë personin ideal. Duhet ende te bëjnë durim. Ne planin financiar matuni mire para se te kryeni çdo lloj investimi.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Venusi, përendesha e dashurisë do iu mbroje gjate gjithë ditës sot ju te dashuruarve. Do ia kaloni me se miri pranë partnerit, madje do diskutoni edhe për te ardhmen se bashku. Beqaret nga ana tjetër do takojnë persona fantastike me te cilat do iu vleje te krijohet një lidhje. Ne planin financiar duhet te mos shpenzoni kuturu sepse nuk është momenti i duhur.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Nëse keni një lidhje me një person qe nuk është i lire, do bënit mire te ndaheshit dhe te mendonit për te ardhmen. Ju jeni shume te veçante dhe kushdo do dëshironte t’iu kishte ne krah. Beqaret do kenë shume mundësi te realizojnë takimin e shumëpritur. Përfitoni! Financat do jene te paqëndrueshme prandaj bëni kujdes mos kryeni shpenzime me shume sesa duhet.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Venusi do jete i pozicionuar me se miri ne sektorin tuaj te dashurisë. Marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e ngrohte se kohet e fundit. Beqaret do hapin një faqe te re ne jetën e tyre. Ka shume gjasa qe një person mjaft serioz te behet pjese e jetës se tyre. Financat do kenë here pas here disa probleme sidomos për shkak te huave qe keni marre.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dielli do ua qartësojë edhe me tepër idetë sot dhe do e dini mire çfarë te bëni ne lidhjen qe keni krijuar. Do sqaroni edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël qe keni pasur. Beqaret nuk duhet te flirtojnë me cilindo qe do iu dale sepse do krijojnë një opinion te keq mbi veten. Ne planin financiar situata do jete përgjithësisht mjafte qëndrueshme. Do jeni te qete ne këtë sektor.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni te vendosur te sqaroni çdo keqkuptim qe keni pasur me partnerin tuaj ne mënyrë qe te ndiheni edhe me te qete. Edhe ai nga ana e tij do tregohet me i kuptueshëm. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë me shume sesa duhet. Ne planin financiar duhet te përballeni me problemet dhe jo t’i anashkaloni ato. Vetëm kështu do ia dilni.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Çdo gjë do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni me një shikim me partnerin tuaj dhe dita do te jete me e bukur. Beqaret do jene te drejtpërdrejtë me personat qe do pëlqejnë dhe do ua shprehin atyre pëlqimin. Ekuilibri financiar do jete i qëndrueshëm, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te dëshironi. Tregohuni te matur.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Dite mjaft interesante dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme për jetën ne çift. Do i merrni me pozitivizëm kritikat qe do iu beje partneri sepse ju e dini mire qe ai iu do te mirën. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te personit ideal dhe do e lënë pas dore jetën shoqërore. Nëse merrni disa masa strikte ne planin financiar nuk do keni asnjë problem.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Edhe pengesa me e vogël qe mund t’iu dale sot ne jetën tuaj ne çift do iu alarmoje. Mos reagoni aq keq sepse ne te vërtetë jeta është e mbushur me vështirësi dhe me i fituari është ai qe nuk dorëzohet lehte. Beqaret as sot nuk do e gjejnë dashurinë e shumëpritur. Financat ne përgjithësi do jene te mira megjithatë duhet te vazhdoni te tregoheni te kursyer me shpenzimet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e diel, 15 Shtator 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi 7 Maj 2016

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Horoskopi 26 Qershor 2016

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 12 shtator 2017

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Këshilla shtrati për çdo shenjë horoskopi

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Këshilla shtrati për çdo shenjë horoskopi

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE