LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Patos / Forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët

8 Tetor 2017, 10:39, Aktualitet CNA

Një zonë e mbjellë me ullishte në fshatin Margellicë të Patosit, është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po luftojnë deri në shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri, ndërkohë policia po heton për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CityNews

Lajmet e fundit nga