LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimet në Lumin Vjosë/Qato dhe Klosi inspektim, pezullohen menjëherë punimet

8 Tetor 2017, 17:24, Aktualitet CNA

Pas denoncimit të ngritjes së një biznesi pa leje të shfrytëzimit të  ujërave të lumit Vjosë, në Grykën e Këlcyrës, ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato udhëtuan drejt vendit ku janë hedhur kolonat dhe betoni për devijimin dhe shfrytëzimin e ujërave.

Të shoqëruar edhe nga  Kryetari i Bashkisë së Këlcyrës, përfaqësues të pushtetit vendor, Ministri i Turzimit dhe Mjedisit, si edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, inspektuan të gjithë zonën e prekur nga ndërtimi.

Ministri Klosi e cilësoi një ngjarje makabre që dëmton imazhin e vendit tonë.  Ai tha se do të vazhdojmë të marrim masa për të gjithë atë grup të madh inspektorësh që ne kemi për mjedisin, për të gjitha ato institucione të cilat bashkëjetojnë me vepra të tilla, bashkëjetojnë me ngjarje të cilat në asnjë rast nuk mund të jenë ngjarje të Shqipërisë që ne duam.

Ndërsa  Ministrja Qato deklaroi për mediat: ?Ne mbështesim biznesin, mbështesim zhvillimin e tij, por mbështesim biznesin e ligjshëm, brenda normave dhe rregullave të këtij shteti?./CityNews

Lajmet e fundit nga