LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi komenton emërimin e 33 zëvendësministrave / Nuk janë socialistë

8 Tetor 2017, 12:07, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka sulmuar ashpër qeverinë pas publikimit të emrave të 33 zëvendësministrave të saj.

Në fjalën e saj para strukturave të LSI-së në Durrës, Kryemadhi u shpreh se 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por të dërguarit e oligarkëve, për të mbrojtur interesat e tyre.

Po ashtu ajo shtoi se 33 zëvendësministrat janë dëshmi se korrupsioni në këtë qeveri do të jetë i lartë.

“33 zv.ministra në qeveri? Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre”, – tha Kryemadhi ndërsa shtoi se opozita e LSI-së nuk përfaqëson grupi oligarkësh apo mafiozësh, si qeveria Rama.

Kujtojmë se zv.ministrat e emëruar janë:

Agim Zeqo, Albana Shkurta, Ornela Çuçi, Erion Luci, Dajna Sorensen, Elton Haxhi, Dorina Çinari, Artan Shkreli, Rovena Voda, Romina Kuko, Besfort Lamallari, Artemis Dralo, Etien Xhafaj, Petro Koçi, Toni Gogu, Mira Rakacalli,Bardhylka Kospiri,Ilirjana Bajraktari,Ardiana Jaku, Besa Shahini, Ervin Demo, Shpati Kolgega, Hajrulla Çeku, Dhimo Kote, Ermira Rusi, Roland Kristo, Valbona Shujaku. /CityNews

Lajmet e fundit nga