LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kodi i Etikës në Kuvend / Berishës i heq fjalën, Ramës atletet

8 Tetor 2017, 08:59, Aktualitet CNA

Parlamenti do të përfshijë sot në axhendën e punimeve projektin e Kodit të Etikës për deputetin, nismë e hartuar prej disa vitesh me ekspertizën e OSBE-së.

Përfshija në punimet e Kuvendit është bërë publike dje nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili bëri të ditur angazhimin e maxhorancës për të rikthyer besimin e publikut te Parlamenti.

Por kodi i sjelljes së deputetëve mund të bëhet objekt debati mes palëve, pasi në të është një nen specifik që dënon, në njëfarë mënyre, prishjen e punimeve të Kuvendit. Në seancat e fundit, tonet mes palëve janë acaruar për shkak të moslejimit të fjalës përtej minutazhit për ishkryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit nuk gëzon më trajtimin ?preferencial? që kishte nga ishkryeparlamentari Ilir Meta dhe në seancat e fundit ka kërkuar të flasë më shumë se minutat që kishte në dispozicion. Duke qenë se Berisha ka vijuar fjalën edhe pa mikrofon, qëndrimi i tij është cilësuar si ?zaptim? i foltores së Kuvendit dhe prishje e punimeve të seancës.

Në kodin e sjelljes së deputetëve, në nenin 9 të tij thuhet se deputeti do të ndëshkohet në rastet kur: shpreh fjalë të pahijshme ose ofenduese; pengon ose cenon rregullin dhe zhvillimin e punimeve të Kuvendit; kërcënon ose fyen deputetë e tjerë apo ministrat në seancë; ndërmerr veprime apo sulme personale ndaj një deputeti tjetër, apo bën thirrje për përdorim dhunë.

Kodi i Etikës mund të ?penalizojë? edhe Kryeministrin Edi Rama. Në këtë kod kërkohet që deputetët të paraqiten në seanca me veshje zyrtare. Por, duke qenë se Kryeministri shpeshherë vjen me atlete dhe ato janë bërë pjesë e batutave dhe replikave në Kuvend, nuk dihet nëse do të konsiderohen si shkelje apo jo e etikës.

DHURATAT

Kodi i sjelljes ka një nen të posaçëm për dhuratat që marrin deputetët. Me këtë kod, deputetët detyrohen t?i kthejnë mbrapsht ato, kur janë marrë pa dijeninë e tij. Po ashtu, deputeti mund t?ia falë Kuvendit, i cili mund t?i përdorë për qëllime të ndryshme institucionale. ?Deputeti nuk mund të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.

Deputeti, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet: a) t?i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t?ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t?i dorëzojë zyrtarisht pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit, të cilat më pas përdoren për qëllime të veprimtarisë së institucionit; b) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, ta kallë- zojë atë tek organet kompetente për ndjekje penale. 3. Dhuratat, që kanë vlera artistike, muzeale apo historike, u dorëzohen institucioneve të specializuara?, thuhet në nenin 7 të kodit të sjelljes. Më tej specifikohet se dhuratat mund të lejohen vetëm nga familjarët apo lidhjet farefisnore. Po ashtu, edhe dhuratat që jepen jashtë vendit nga partnerët e shteteve mike. /panorama.com

Lajmet e fundit nga