LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Brendshëm sulmon Ramën

8 Tetor 2017, 07:14, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, ka sulmuar qeverinë “Rama 2” nëpërmjet një krahasimi të politikës amerikane dhe asaj shqiptare.

Ndërsa shprehet se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur i vendosur se do të luftojë komunizmin në në Kubë duke deklaruar se do të mbështetë lirinë dhe demokracinë, Demiraj shprehet se e kundërta ndodh me Kryeministrin Edi Rama. Ai shprehet se me bekimin e këtij të fundit, ish-zyrtarë të lartë të diktaturës komuniste, tashmë janë rikthyer dhe po drejtojnë vendin.

Demiraj nuk ka lënë pa komunikuar as ylin komunist të vendosur nga Rama ditën e betimit në Presidencë, ku shprehet se “Edi Rama mban yjet e Fidel Castros në Xhaketë dhe u rikujton shqiptarëve bunkerët dhe simbolet traumatizuese të regjimit”. /CityNews

Postimi i plotë i ish-ministrit Demiraj:

Lajmet e fundit nga