LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy faktet e vërteta pse Basha bllokoi foltoren e Kuvendit

8 Tetor 2017, 13:40, Aktualitet CNA

Incidenti i të enjtes në Parlament, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, u ngujua rreth 7 orë, çuditi shumë aktorë dhe faktorë politkë.

Disa Media raportuan, se lëvizja e Bashës kishte ardhur pas platformës së kritikëve të tij. Duke qenë në kuota minimale në opinionin publik dhe PD, ai tentoi që t’i ngrinte sado pak ato.

Të tjerë raportuan se qe një aksion i parapërgatitur.

Në fakt ka edhe një version të tretë.

Lulzim Basha krijoi incidentin në Parlament që të përjashtohej dhe të ikte me pushime. Mësohet se Luli nuk është bërë i gjallë në seli që pas të enjtes, dhe si gjithmonë ka marrë avionin dhe fluturimin për pushimet e tij të radhës.

Një burim zyrtar nga PD-ja, i tha CityNews.al, se Basha me një gur vrau dy zogj.

E para i ringriti kuotat e tij tek demokratët duke u përballur fort me Gramoz Ruçin, si dhe përfitoi pushimet e tij të radhës, nga të cilat nuk ndahet dot.

Lulzim Basha ndoshta është kryetari i vetëm i një force politike në Shqipëri, që edhe pse në krye të forcës më të madhe opozitare, thuajse i ka ditët e barabarta të qëndrimit brenda dhe jashtë vendit, pa folur për aksionin e tij të munguar dhe orët e gjata të gjumit, të cilat janë kthyer edhe në pasionin kryesor të tij. /CityNews

Lajmet e fundit nga