LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja tjetër tazë e ministres së mbrojtjes/ Berisha: Qeveria të hetojë çështjen

7 Tetor 2017, 09:17, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetin social facebook, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj aktivitetit të ministres së mbrojtjes, ku pohon se vazhdon vjedhja nga kjo e fundit.

Në postimin e tij Berisha ka postuar një denoncim të qytetarit digital i cili deklaron se ministria e mbrojtjes dhe sekretari i saj vazhdojnë vjedhjen dhe i bën thirrje qeverisë të hetojnë këtë proces.

Ja postimi i plotë i tij:

?Zoti Berisha, Para dy javesh u zhvillua ketu ne Tirane Konferenca e NATO-s. Avioni me te cilin erdhi shtabi i NATO-s u kontratktua nga ministrja e Mbrojtjes dhe konfidenti i saj Kraja me 160 mije euro nga Brukseli ne Tirane. Nga amabasada jone ne NATO kishte ardhur oferta qe NATO e siguron me 55 mije euro avionin, por kryehajduti Kraja e mori me 160 mije euro nga nje agjenci e tij. Ju lutem a mundet qe Prokuroria te filloje hetimet per kete ceshtje. Respekte? /CityNews

/CityNews

Lajmet e fundit nga