LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama publikon ikonen "Fjetja e Shën Marisë"/ Qytetarët: Populli në mjerim, ti merresh me ikonat

7 Tetor 2017, 07:14, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm duke përshëndetur shqiptarët në rrjetet sociale me punët e qeverisë.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka zgjedhur të përshëndesë shqiptarët me një imazh të ikonës “Fjetja e Shën Marisë” para dhe pas restaurimit.

Por postimi i Ramës ka marrë komente negative nga qytetarët, ku disa prej tyre e kritikojnë Ramën se merret me punët e vogla, duke harruar punët e mëdha të vendit.

?Ore mos harxho leket me ikonat se nuk i shikon njeri ,por ngri pensionet dhe mendo per invalidet . Popullin e ke ne mjerim total o njeri.?u shpreh një komentues.

Ndërsa një qytetar tjetër i kërkon kryeministrit të lërë të shkuarën, por të ndërtojë të ardhmen për fëmijët e këtij vendi. Ja si shprehet ai ?Para dhe pas 2013, para dhe pas ndertimit, para dhe pas shembjes, para dhe pas restaurimit , njelloje si para dhe pas çlirimit….. shif dhe krijo te ardhmen e femijve tan per neser e mbasneser , z. Kryeminister…se te ardhmen e femijve qe keni para dhe pas (rreth vetes) e keni ndertuar, restauruar e siguruar…. nje dite te mbare…..?

Gjithashtu qytetarët nuk kanë lënë pa përmendur edhe çështjen e Butrintit ku brenda zonës së mbrojtur nga UNESCO po ndërtohet një lokal si dhe për Durrësin dhe Apoloninë.

?Po bravo nje pikture te vogel ndoshta me shume vlere ja pasket shpetuar jeten,ato qe behen te torrja Durresin, ne Apoloni, Butrint etj ska gjo o burr le te ndertohen?- shprehet një tjetër qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar thotë ?Restauroni Butrintin dhe mos e shkaterroni me qendra sufllaqerie. U shkaterruan te gjitha. Durresi, Gryka e Kelcyres, Butrint , 7 Liqenet e Lures, By Pass et e famshme per Qafen e Pazarit ne Gjirokaster apo dhe ate te Korces. Cfare i ka mbetur akoma??

Pas këtij postimi të kryeministrit Rama nuk kanë munguar edhe komentet ironike. ?Urime te gjithe shqiptaret ishin ne pritje te kesaj ngjarje te madhe?-shkruan një komentues.

Një komentues tjetër e akuzon kryeministrin se në tetë vite vetëm piktura kemi parë, asgje tjetër. ?Po po tet vjete vetem me piktura as nje gje te hajrit as drejtesi as rende asgje zero?– thotë qytetari./ CityNews

Lajmet e fundit nga