LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Modelja merr kërcënime për përdhunim/ E gjithë kjo vjen nga një reklamë

7 Tetor 2017, 20:50, Aktualitet CNA

Modelja ka folur për mesazhet kërcënuese që ka marrë në faqen e saj të Instagramit. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një reklame ku është shfaqur. Arvida Bystrom 26 vjeçe nga Suedia ishte përzgjedhur nga firma e njohur Adidas për tu bërë fytyra e tyre. Por mesa duket Arvida është nga ato personat që ka dalë hapur ndaj mos rruajtjes së pjesëve intime dhe këmbëve.  Tani modeles i vijnë shumë mesazhe kërcënuese, madje ajo ka treguar se i vijnë dhe mesazhe kërcënuese për përdhunim.

Modelja shpesh poston foto ku tregohet trupi i saj dhe qimet në të. Por ka dhe nga ata komentues që tregohen dashamirës dhe thonë që nuk është puna jonë nëse një person dëshiron apo jo të heqë qimet nga trupi./CityNews

Lajmet e fundit nga