LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksion i gjithanshëm politik/ Basha udhëzime strukturave të PD-së

7 Tetor 2017, 18:00, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë udhëzimin për strukturat demokrate, mbi bazën e të cilit do të nisë procesi 8 javor i konsultimit me anëtarësinë me qëllim modernizimin dhe ristrukturimin e partisë.

Në udhëzim shkruhet se Partia Demokratike po përgatitet të ndërmarrë një aksion të gjithanshëm politik e legjislativ për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të forcuar funksionimin demokratik të politikës dhe për të ulur mundësitë për ndikimin e padrejtë të zgjedhjeve përmes shitblerjes së votës, kërcënimit dhe dhunimit të vullnetit të votuesit.

Gjithashtu në në dokumentin e siguruar nga ?BalkanWeb? shkruhet:?Kjo reformë do jetë një kontribut i jashtëzakonshëm, por ajo nuk do të mjaftojë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ne nuk angazhohemi në aktivitete konkrete në mbrojtje të votës së lirë. Ne do të hartojmë dhe vëmë në zbatim një strategji të brendshme kundër shitblerjes, vjedhjes dhe ndikimit të votës, e cila duhet të përmbajë një plan konkret veprimesh për të parandaluar dhe shmangur tjetërsimin e votes?.

PJESË NGA UDHËZIMI I LULZIM BASHËS DREJTUAR DEGËVE TË PD
Mbështetur në Nenin 38 të Statutit të Partisë Demokratike dhe në Vendimin e Mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, datë 21 shtator 2017, ku u vendos unanimisht
fillimi i procesit të konsultimeve dhe analizës me strukturat dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike, dhe me qëllim:
? Nisjen e procesit të konsultimeve dhe analizës me strukturën dhe anëtarësinë e Partisë
Demokratike;
? Identifikimin e problematikave të brendshme të shfaqura në zgjedhjet e përgjithshme 2017, si dhe të hapave konkretë për t`i korrigjuar ato;
? Identifikimin e instrumentave dhe personave përgjegjës të presionit politik, ekonomik, administrativ dhe korruptiv, të blerjes dhe manipulimit të votës, të përdorura gjerësisht nga kundërshtari ynë politik;
? Ngritjen në shkallën më të lartë të aksionit politik opozitar si dhe rritjen e besimit dhe të angazhimit qytetar në kauzat opozitare,

UDHËZOJ:
1. Nisjen e procesit të konsultimit dhe analizës me strukturën e Partisë Demokratike. Ky proces do të zgjasë 8 javë dhe do të konsultojë gjerësisht të gjithë strukturën dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike;
2. Në çdo Degë të Partisë Demokratike caktohet një Grup Pune përbërja e të cilit komunikohet nga Sekretariati për Organizimin.
3. Grupi i punës identifikon, sipas nevojës, edhe persona të tjerë të cilët do ta ndihmojnë atë në plotësimin e kërkesave të këtij Udhëzimi;
4. Grupi i Punës në Degë do të mbikqyrë procesin e konsultimit dhe analizës sipas metodologjisë së shtojcës nr 1, deri në hartimin e Raportit përfundimtar;
5. Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

Lajmet e fundit nga