LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Valixhja e dyshimtë te ambasada amerikane/ Mbërrijnë forcat xheniere

6 Tetor 2017, 11:35, Aktualitet CNA

Një valixhe plastike e cila u gjet pranë murit të ambasadës ka vënë në alarm policinë dhe forcat xheniere.

Një skanim paraprak i valixhes ka konstatuar se nuk ka asnjë send të dyshimtë brenda saj, por do të jenë forcat e Xhenios ato që do të hapin valixhen.

Forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë nisur punën për të ?evakuuar? prej andej valixhen.

Ende nuk dihet nëse  valixhja është harruar nga ndonjë person apo është lënë qëllimisht./ CityNews

Lajmet e fundit nga