LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritol, granata, armë dhe objekte antike/ Kapet në flagrancë pronari i një lokali

6 Tetor 2017, 07:25, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi, në lokalin e të cilit janë gjetur sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe babai i këtij të fundit, pasi në banesë, iu gjetën e sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Thanor Pupa, 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale : – Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike. Gjithashtu në vijim të këtij rasti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj babait të tij konkretisht shtetasit : · A.P, 72 vjeç, banues në Çërravë. Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij të fundit iu gjetën e sekuestruan – Katër armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive? parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga