LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takim i rëndësishëm në PD / "Kaubojsi" gjen gjuhën e përbashkët me Salianjin

6 Tetor 2017, 17:16, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i njohur si ‘deputeti kaubojs’, Eduart Ndocaj, sot kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH), ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Takimi në fjalë është bërë publik nga vetë ‘kaubojsi’ Ndocaj, i cili shprehet se si opozitë të vetme në Kuvend njeh Partinë Demokratike dhe grupimin e saj.

Pas takimit me Salianjin, Ndocaj shprehet se do ta mbështesë aksionin opozitar të udhëhequr nga PD-ja, si dhe qëndrimin e saj në procesin e reformës zgjedhore.

Ndocaj ndonëse kur u la jashtë ‘Listës Basha’, nga kryedemokrati u duk se do të shndërrohej në armik me të, si duket në takimin me Salianjin kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e mëparshme që kishin sjell një ngërç mes këtyre dy subjekteve. /CityNews

Postimi i plotë i Eduart Ndocajt:

Lajmet e fundit nga