LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spastrimet në drejtësi nisin në fillim të nëntorit/ Më 27 tetor mbyllet rekrutimi i stafeve

6 Tetor 2017, 09:22, Aktualitet CNA

Në fillim të muajit nëntor mesa duket do të ndihen dhe efektet e para të Vetingut.

Në një kohë që në fakt pritej të fillonte goditja e të korruptuarve, duket që ende nuk është gati infrastruktura e Komisionit.

Një javë më parë Kuvendi miratoi strukturën e tij, ndërsa prej disa ditësh ka filluar procesi i rekrutimit të stafeve. Ata që do të jenë të shumtë në Komision janë këshilltarët.

Dje, Presidenca ka bërë një njoftim ku fton të aplikojnë për këshilltarë ekonomikë dhe ligjorë që duan të jenë pjesë e komisioneve të Vetingut.

Gjithashtu mësohet se procesi i aplikimit do të mbyllet me 27 tetor dhe më pas do të nisë zyrtarisht rruga për hapjen e dosjeve.

Mësohet se ligji ka përcaktuar se si do të funksionojë administrata e komisioneve të Vettingut.

Institucionet e rivlerësimit kanë personel dhe pajisjet e nevojshme për të përmbushur detyrat e ngarkuara nga ky ligj.

Struktura organizative dhe klasifikimi i pagave për personelin e institucioneve të rivlerësimit miratohen nga Kuvendi.

Autoriteti përgjegjës për pranimin e punonjësve në punë është komiteti aq hoc, që krijohet pranë çdo institucioni./CityNews

Lajmet e fundit nga