LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohet 5 kg kanabis/ Në pranga 50-vjeçari, në kërkim i biri

6 Tetor 2017, 12:24, Aktualitet CNA

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, policia e Lushnjes evidenton një tjetër rast.

Në kuadër të këtij operacioni janë asgjesuar 32 bimë Cannabis Sativa dhe janë sekuestruar 5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu policia ka ndaluar një prej autorëve të dyshuar, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin Tasim Balla, 50 vjeç, banues në fshatin Ballagat, dhe u shpall në kërkim S.B, 24 vjeç (djali i shtetasit Tasim Balla).

Gjatë kontrollit nga Efektivët e Policisë, në oborrin e banesës së tyre në fshatin Ballagat, u gjetën të mbjella 32 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe rreth 5 kg lëndë narkotike dyshuar Cannabis Sativa në proçes tharje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2, 284/2 të Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga