LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrja Nikolla: Rritje e pagave të mësuesve deri në 40 %

6 Tetor 2017, 07:02, Aktualitet CNA

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takimi më mësues në gjimnazin ?Sinan Tafaj? në kuadër të ditës ndërkombëtarë të mësuesit.

Në këtë takim, ministrja Nikolla deklaroi se mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si edukohen në fakultetet e edukimit.

Gjithashtu ministrja Lindita Nikolla shpreh angazhimin për rritjen e pagave të mësuesve deri në 40 %.

Nikolla deklaroi se ?Do të mundësojmë nxjerrjen nga niveli i dobët i rreth 2200 mësuesve në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse do të ndërtojmë një sistem të ri të kualifikimit. Pa dyshim mësuesit duhen mbështetur me pagën. Ne jemi angazhuar të rrisim deri në 40% pagën e tyre. Mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si edukohen në fakultetet e edukimit?.

Ndër të tjera,  Nikolla kërkoi edhe prej drejtuesve të Universiteteve të mbështeten në raportin e akreditimeve për të përsosur kurikulat dhe për të rritur cilësinë në fakultete.

Ajo deklaron se është e nevojshme që të bëhet një analizë mbi gjetjet në vlerësimin e institucionet e arsimit të lartë./ CityNews

Lajmet e fundit nga