LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi - BOOM: Ironia, Lagjja e Kroit në Kurbin ka 1 shekull pa ujë!

6 Tetor 2017, 18:21, Aktualitet CNA

Kamera e emisionit BOOM në Rtv Ora News, ka shkuar pranë lagjes që mban emrin ?Lagjja e Kroit?, e cila ironikisht nga emri, nuk ka ujë të pijshëm asnjëherë.

I vetmi shpëtim për banoret është një burim uji në afërsi të banesave të tyre, për të cilin duhet të presin në radhë për të mbushur bidonat.

BanorëUnë jam 42 vjeç dhe mbaj mend gratë me bidonë, gavata duke larë. Ky uje është për të gjithë edhe katundi poshtë mbush ujë me bidonë se s?ka ujë te pijshëm dhe kur bie shi turbullohet as për të a nuk bën. Ka 100 e ca vjet që ky ujë edhe pijet or para disa ditësh kryeplaku e tha me shaka a prej vërteti që kam bë analizat dhe nuk del ujë i pijshëm

Gazetarja: Sa vite keq që nuk ke ujë?

E moshuara: 54 vjet që jam këtu. Asnjëherë nuk kam pasur ujë. Patën bërë një pusetë atje nalt dhe e çuan ku deshën vet.

-Me atë djalin rri unë deri në 1 të natës për të mbushur një bot.

Drejtori i Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Lezhës, Elton Suti, sqaron për BOOM, tha se ka një projekt për zgjidhjen e këtij problemi prej 81 mln lekësh të reja, por ende nuk është marrë përgjigja përfundimtare. Ai thotë se në fshat nuk ka pasur asnjëherë infrastrukturë me ujin e pijshëm.

Banoret marrin uje me bidona nga burimi

Burimi ku marrin uje banoret e fshatit Kroje

Burimi ku marrin uje banoret e fshatit Kroje

SutiAty problem është mungesa totale e infrastrukturës. Asnjëherë nuk ka patur një rrjet të mirëfilltë ujësjellësi dhe për këtë në vitin 2016 duke shfrytëzuar edhe burimet ekzistuese edhe përkrahjen e ujësjellësve kemi hartuar ne 2016 projekte për fshatin Gjorm dhe një tjetër.

Për fshatin Gjorm kemi bere aplikim tek Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve aplikimi është bërë nga prilli i 2016 është ndërmarr dhe raporti teknik për të plotësuar dokumentet dhe kemi bërë një gjë të tillë. 2017 nga asgjësia kombëtare e ujësjellësit është miratuar si projekt teknik, ky projekt kap vlerën 81 milionë lekë të reja, ne presim të lëvrohet fondi që të fillojmë procedurat e mëtejshme për realizimin e këtij investimi dhe për zgjidhjen një herë e mirë të këtij problemi.

Kanali vaditës Miloi-Gjorm-Mamurras-Thumanë kthehet në moçal!

Një tjetër problem i konstatuar në këtë zonë është edhe kanali vaditës që shtrihet nga Miloti- Gjorm-Mamurras deri në Thumanë. Furnizimi i këtij kanali është bërë me derdhje të lirë nga lumi Mat, por që prej vitesh është kthyer në një moçal.

Ky kanal vaditës është hapur në vitet ?70 për t?u ardhur në ndihmë banorëve në vaditjen e tokave sot nuk shërben për asgjë.

Kanali vaditës Miloi-Gjorm-Mamurras-Thumanë kthehet në moçal!

Ne lidhje me këtë problem, drejtori Suti sqaron se kanale të tilla varen nga Agjencia Rajonale e Kullimit dhe Vaditjes

SutiBashkia Kurbin e ka konstatuar, realisht ai është kanal i parë dhe këto kanale varen nga Agjencia Rajonale e Kullimit dhe Vaditjes me qendër në Lezhë, bordi rajonal i kullimit. Nuk është se ne nuk jemi në dijeni. Ne kemi kryer investime të shumta për sa i përket vaditjes se pjesës së Ultësirës së Kurbinit por investimet qe ne kryejmë janë kanalet e dyta dhe jemi ne dijeni qe Bordi Rajonal i Kullimit ka thithur investime për sa i përket kanaleve te para, pjesërisht janë kryer disa investime edhe ne kanalin ne fjale. Problem mbetet thatësira e madhe sepse vaditja kryhet me derdhje të lirë direkt nga lumi Mat, thatësira e madhe momentalisht ka qenen e pamundur të bëjmë një ndërhyrje por edhe nuk jemi ne direkt kompetentët për një ndërhyrje të tillë. Një përgjigje më të saktë mund ta merrni të Bordi i Kullimit në Lezhë.

Por drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Arben Dodaj thotë se buxheti për këtë kanal është planifikuar për buxhetin e vitit 2018.

Drejtori DodajAi kanali që më kërkuat ju informacion, është kanal i ujërave të larta, por shërben edhe për vaditje. Ka dy funksione. Gjatë dimrit kalon uji në njërin krah pastaj kthehet në tjetrin sens.

Drejtori:Aty ka nevojë për ndërhyrje, për investim, në atë segment.

Gazetarja: Është në planet tuaja investimi aty?

DrejtoriNe e kemi planifikuar për buxhetin e 2018. Në të gjithë zonën të gjithë kolektorët kanë patur nevojë për ndërhyrje dhe ka filluar me radhë puna, Milot, Laç.

Është segmenti më fundor dhe ka nevojë për ndërhyrje dhe pak për menaxhim. Pastaj duke qenë se është dhe gjatësia më e madhe e kanalit, këto portat duhen menaxhuar pak që të mos shpërdorohet uji.

/Ora News.tv/

Lajmet e fundit nga