LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin emrat e zv/ministrave të qeverisë “Rama 2”

6 Tetor 2017, 13:40, Aktualitet CNA

Dalin disa nga emrat e zv.ministrave të rinj që do të prezantohen nesër në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Kështu, zv/ministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, përfaqësuese e minoritetit grek, zv/ministre e Brendshme Rovena Voda, zv/ministra të Financave dhe Ekonomisë, Luneta Sufati (ish-drejtoreshë e Lojërave të Fatit) dhe Etien Xhafaj (ish-shef kabineti i Arben Ahmetaj si ministër i Ekonomisë) dhe zv/ministre e Bujqësisë, Besa Spaho.

Sipas Report Tv, mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit.

Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër. Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

Lajmet e fundit nga