LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrest me burg për të fortin e Durrësit/ Lirohet shoku i tij

6 Tetor 2017, 09:27, Aktualitet CNA

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për 30-vjeçarin Mariel Fierza, ndërsa ka lënë të lirë Genti Ndrejakun duke i dhënë masën e sigurisë ?detyrim paraqitje?.

Genti Ndrejaku dhe Mariel Fierza u arrestuan në kuadër të operacionit ?Vjeshtë 2017? në Durrës.

Ndrejaku dhe Fierza u kapën me armë në makinë në një aksion policor tre ditë më parë në qytetin bregdetar.

Marjel Fierza në dëshminë e tij para gjykatës ka thënë se armën e kishte gjetur rastësisht dhe ishte nisur për ta dorëzuar në polici.

Mariel Fierza në media shkruhet se njihet për lidhjet me kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha, ndërsa një raport i Minstrisë së Brendshme e cilëson atë si ?ushtar? të këtij të fundit./ CityNews

Lajmet e fundit nga