LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati: Sa të jetë Edi Rama në krye të qeverisë, kjo do të jetë Republika e krimit

6 Tetor 2017, 08:08, Aktualitet CNA

Analisti Andi Bushati në emisionin ?Të Paekspozuarit? të Ylli Rakipit në News24,  ka shprehur bindjen e tij se lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin janë aq të forta sa qeverisja e tij do të shoqërohet me qeverisjen e krimit në Shqipëri. Bushati është shprehur edhe në lidhje me deklaratën e ish Ministrit të Brëndëshëm Demiraj për tpz.al . ?Shiko rezultatet e zgjedhjeve dhe shiko kush dominon krimin, ish ministri Demiraj për mua ka të drejtë.?

Ndërsa ish këshilltari i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, specialisti i policisë Aleks Hajdari ka deklaruar se ish-Ministri Demiraj nuk komunikonte me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako.

?Bashkpunimi i Ministrit Demiraj me Drejtorin e Përgjithsëhm të Policisë nuk kanë funksionuar. Nuk kishte bashkpunim të Haki Çakos me ish ministrin, mendoj se ishte një model që duhet harruar.?

Ndërsa gazetari Mero Baze i ka kërkuar ish-Ministrit të publikoj listën e plotë të deklaruar nga ai për trafikantët e drogës. ?Demiraj ka thënë që kemi emrat e 124 emrave të trafikanteve të drogës, atë që ka thënë, duhet ta mbajë, tja japi opozitës që të bëjë betejën të japi emrat.?

Lajmet e fundit nga