LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Integrimi në BE, Tabaku tregon ku ka ”ngecur” qeveria: Problemi jetik…

5 Tetor 2017, 07:45, Aktualitet CNA

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka kaluar mes një kalvari refuzimesh edhe nga blloku dhe fqinjët. E fundit është Greqia, që ka shtuar 4 kushte të tjera, ku edhe është shprehur se ka gabuar me mbështetjen pa kushte ndaj Shqipërisë. Por për deputeten e PD-së, problemi jetik është krimi i organizuar që ka zënë rrënjë edhe në qeveri. Në një intervistë për ?Koha Jonë?, Jorida Tabaku, është shprehur se ?problemi i një qeverie të lidhur me krimin që po na pengon në procesin Integrues?. Për aksionin anti-informalitet të qeverisë, për deputeten këtë vit Kryeministri Rama, ?ka nevojë të mbulojë dështimet që ia ka vënë në dukje së fundmi edhe FMN?.

INSTAT në raportin e tij, përmendi se rritja ekonomike e vendit për tre mujorin e dytë është 4.06%.  Ju jeni shprehur se bizneset hedhin beton për rritje ekonomike por me para që nuk vijnë nga burime financiare të ligjshme. Cila është rruga që ka prodhuar këtë rritje ekonomike?

Rritja ekonomike e cila çuditërisht u lançua nga kryeministri përpara se ta bënte INSTAT, kishte disa të dhëna kontradiktore. Së pari, është ajo që ne e kemi theksuar se peshën kryesore për rritjen ekonomike e ka zëri i ndërtimeve, duke theksuar TAP dhe Hidrocentralin e Devollit si dhe ndërtimet e nisura vitin e fundit në kryeqytet. Burimet e financimit të TAP dhe Devoll dihen tanimë, Banka e Shqipërisë si dhe INSTAT kanë këmbëngulur se të dy këto projekte të mëdha të trashëguara përpara ardhjes në pushtet të qeverisë Rama kanë qenë lokomotiva e ekonomisë sonë por njëkohësisht edhe burimi kryesor i Investimeve të Huaja në vend. Sa i takon ndërtimeve dhe boom-it të lejeve të dhëna nga kryetari bashkisë, që u zotua se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi gjatë fushatës, punimet e nisura janë financuar jo nga kredia e marrë në bankat e nivelit të dytë. Qartësisht paratë që janë shpenzuar në fushën e betonimit të Tiranës janë para që vijnë nga biznese të paligjshme si ai i kultivimit të drogës që për katër vite ka njohur lulëzim nën këtë qeveri. Këto së bashku me faktorë të tjerë tregojnë se rritja nuk është 4 përqind dhe se të dhënat e  INSTAT-it nuk pasqyrojnë realitetin nëqoftëse kihet parasysh se konsumi ka rënë, pagat kanë rënë, kerditimi i biznesit ka rënë.

Qeveria nisi aksionin anti-informalitet, ku sipas Ministrive, pritet gallërim i më shumë bizneseve dhe shërbimeve. Si e shihni këtë aksion të dytë të qeverisë ?Rama 2?? Si do të ndikojë në ekonominë e vendit?

Aksioni është spektakli i radhës që prodhon qeveria për të hequr vëmendjen nga problematikat reale të ekonomisë sonë. Njësoj si dy vjet më parë kur qeveria nisi aksionin e parë, vendi kishte nevojë për lehtësi fiskale dhe jo për xhandarmëri tek bizneset e vogla. Dy vjet më parë qeveria kishte nevojë të mbulonte skandalin e mosmbledhjes së të ardhurave ndërsa këtë vit ka nevojë të mbulojë dështimet që ia ka vënë në dukje së fundmi edhe FMN.

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, shprehu se marrëveshja e 17 majit zgjidhi krizës por shkeli ligjet në zgjedhje. 2 muaj nga zgjedhjet, a ka PD-ja një dokument zyrtar për shkelje në qendrat e votimit? Pse po mungojnë faktet në letër për evitendimin e ngjarjeve që PD-ja i denoncoi me fjalë?

Ekspertët dhe misioni i OSBE/ODIHR është takuar edhe me kryetarin e PD-së dhe ne kemi shprehur shqetësimet tona që janë paraqitur në raportin final. Çfarë shkruhet në atë raport është prova më e pakundërshtueshme duke qenë se vjen nga një palë asnjanëse që është një arbitër mes disa forcave politike. Nëse raporti vëren se ka pasur shitje blerje votash, marrje kartash për të mos votuar atëherë jemi përpara një krimi të kryer që është raportuar edhe provuar për sytë e arbitrit ndërkombëtar. Pyetja që shtrohet sot është se përse qeveria shqiptare e mohon këtë fakt? Mungesa e dëshirës për të pranuar këtë fakt lidhet me dëshirën për të fituar pushtet përmes manipulimit dhe jo lirisë për të zgjedhur. Një cilësi e fituar dhe kalcifikuar prej më shumë se gjysëm shekulli në partinë që sot po kthen frymën e partisë-shtet. Dhe së dyti, raporti i minsitrave teknike tregon qartë dhe saktë se çfarë ndodhi në procesin zgjedhor. Që nga përdrimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit dhe deri tek anagzhimi i personave me rekorde kriminale në fushatë. Raporti prej 400 faqesh dokumenton atë çfarë ndodhi realisht në terren.

Cila është kërkesa e pa negociueshme e PD-së për Reformën Zgjedhore? Çfarë do të bëjë PD-ja që në zgjedhjet lokale, në fund të procesit, të dalë e thotë se zgjedhjet ishin të lira?

Nuk mund të flasë për kërkesa të panegociueshme për kodin e ri elektoral duke qenë se kjo është një çështje shumë komplekse. Por nëse duam t?i marrim gjërat një pas një, mund të them që vullneti mazhorancës për një Reformë Zgjedhore të gjithëpranuar do të testohet që me ofertën që ne si opozitë kemi kryer për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kërkesë e panegociushme në këtë rast është eleminimi i çdo lloj influence në procesin e votimit. A ka instrumenta për ta realizuar këtë?

Por nëse ndërkombëtarët ju thonë se votimi elektronik nuk është i mundur?

Siç e përmenda më sipër, nuk mund të flasim për një çështje specifike duke qenë se kodi zgjedhor është një çështje më e komplikuar se sa votimi apo jo elektronik. Në gjykimin tim çështja e Kodit Zgjedhor nuk do të ndahet sa i takon votimit apo jo elektronik, aktualisht po flasim për një mundësi që shqiptarët të përfaqësohen më mirë në kuvend si dhe të distancojmë institucionin ligjvënës nga krimi organizuar që gjen përherë rrugën për të hyrë në të. Në vende të tjera me të njëjtat problematika si Shqipëria votimi elektronik ka qenë zgjidhja. Për këtë arsye PD-ja e ka propozuar si një mënyrë për të përmirësuar situatën.

Deklarata e z.Paloka, se listën e PD-së e mësoi në media, është një tregues se humbja e madhe e PD-së në zgjedhje erdhi nga vendimet personale të z.Basha?

Ka spekullime nga zëra të fortë në PD-së, se në grupin parlamentar ka deputetë që kanë paguar për të qenë pjesë e listës. Si ju përgjigjeni këtyre edhe të cilësuara si kritika?

Nuk mund të gjykoj mbi spekulime aq më tepër për zonjat dhe zotërinjtë që janë koleget/kolegët edhe bashkëudhëtarët e mi në rrugën e opozitës.

z.Basha tha se sa të jetë ai në krye të PD-së nuk do të jetë fraksione? Është ky vendim një sinjal që zëra kritikë në parti nuk duhet të ketë?

Në PD ka demokratë që kanë mendim të kundërt me atë të zotit Basha, në mbledhjen e fundit të kryesisë pati shumë mendime e shumë sygjerime, që jo gjithmonë ishin në të njëjtën linjë me të kryetarit. Mendimi ndryshe nuk ka përse të jetë problem për asnjë parti edhe nuk besoj se do të jetë për PD-në, për sa kohë shërben se si mund ta përmirësojmë PD, si mund ta bëjmë atë forcë qeverisëse.

Kritikët e z.Basha presin mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, por në mbledhjen e kryesisë pati tension, aty ku u kërkua analiza e rezultatit të humbjes në zgjedhje? Kur do të nis ky proces?

Procesi i riformatit të PD-së për të marrë veten nga kjo krizë është i gjatë në kohë dhe padyshim që do të ketë edhe tension për mënyrën se si e pret gjithsecili prej nesh PD-në. Por ky proces ka nisur duke qenë se deputetët kanë shkuar në terren për të kuptuar se ku ka çaluar PD-ja në struktura, gjithashtu një analizë mbi vendimmarrjet politike në kupolë mund të merret pas mbarimit të kësaj faze. Duhet të kuptojmë se çfarë dështoi në tejçimin e mesazhit tonë elektoral jo vetëm në elektoratin e djathtë por edhe ndër qytetarët e asaj që quhet zona gri.

Si do të jetë rezistenca opozitare në parlament? E shihni LSI në të bërit opozitë dhe sa bashkë do e bëni opozitën?

Në dy seancat e para është vërejtur se PD-ja ka pasur qëndrime të forta për disa çështje që kanë rëndësi dhe për qytetarët, ekonmia, ndikimi i krimit në ekonomi e në vendimarrje dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Këto qëndrime janë mbajtur dhe do vazhdojnë të mbahen si në komisione dhe në seancë. Parlamenti duhet të shërbejë për më shumë llogaridhënie nga ana e qeverisë. Nëse LSI-ja do të vazhdojë të luajë lojën kuka-fshehti, ku në parlament bën opozitë për inat se Rama i largoi nga bashkëqeverisja por në bashki të Tiranës vazhdon të ngre dorën për lejet që japin dyshja Veliaj-Rama, nuk kemi të bëjmë me një opozitë reale. Intersi primar është qytetari. Kushdo që do të bashkohet në këtë betejë është i mirëpritur. Nuk ka vend dhe në qeverisje dhe në opozitë.

Pas Greqisë edhe Bullgaria ka paraqitur kushte për mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së. Si e shihni këtë proces që për ministrin Bushati finalizohet qershorin e 2018?

Problemi i Shqipërisë me Integrimin nuk besoj se është vetëm çështja e minoriteteve, duhet pasur parasysh se ne kemi një problem jetik me krimin e organizur që ka zënë rrënjë edhe në qeveri. Kjo lidhje që është evidentuar në të gjitha raportet e DASH dhe që u theksua së fundmi me forcë nga ambasadori Lu është një këmbanë e fortë alarmi që bie sidomos pas heshtjes së vazhdueshme të qeverisë karshi kritikave që vinin nga vendet e BE-së. Pra, nuk është vetëm problemi i minoriteteve që na pengon, përkundrazi është problemi i një qeverie të lidhur me krimin që po na pengon në procesin integrues. Për sa kohë qeveria mos ta pranojë këtë problem, për aq kohë ne do të jemi larg synimit tonë të përbashkët.

Lajmet e fundit nga