LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gramoz Ruçi fik zjarrin e Lulit

5 Tetor 2017, 16:42, Aktualitet CNA

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, në fjalën e tij në mbyllje të seancës parlamentare, sërish ashtu siç e vlerëson Edi Rama dhe Partia Socialiste, Lulzim Bashën, tha se Luli është djalë i mirë.

Ruçi u shpreh se nuk do të ushtronte kompetencat e tij, nuk do të thërriste byronë e Parlamentit, pasi Luli është deputeti i ri, i duhet më shumë eksperiencë, dhe meqë është djalë i mirë po e fal edhe një herë.

Në fakt Ruçi nuk ka bërë asgjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm i ka hedhur një kovë ujë zjarrit të Lulzim Bashës, ashtu siç e krekosi dhe e ndezi, sepse kështu i duhej Luli, pas 6 orë ngujim, i hodhi një kovë ujë dhe e shoi.

Në të dy rastet Basha kishte nevojë për Gramozin, dhe kreu i Kuvendit e shpërbleu Lulzimin. I vuri shkrepsen që të merrte flakë, sepse astu i duhej, që Luli të tregohej kundërshtar i ashpër përballë socialistëve, dhe pasi pa që po i dilte tymi, i hodhi një kovë ujë për ta shuar.

Kryetarin e PD-së Lulzim Basha, i cili së bashku me deputetët e tij votuan dhe zgjodhën Gramoz Ruçin, kryetar të Kuvendit të Shqipërisë. /CityNews

Lajmet e fundit nga